• E shtunë, 17 Janar, 2026

Coca Cola diskriminon shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, thirrje në rrjetet sociale për bojkotimin e produkteve: Mos blej nga ata që të përbuzin!

EA
Korrik14/ 2025

Kompania Coca-Cola HBC Maqedoni, akuzohet se përmes fushatës së fundit “Ndaje një Coca-Cola”, ka demonstruar sjellje përjashtuese, diskriminuese dhe antishqiptare.

Në një shtet me dy gjuhë zyrtare dhe një realitet multietnik, Coca-Cola zgjedh ta injorojë 30% të popullsisë shqiptare. Etiketat e produkteve të tyre përmbajnë vetëm emra sllavë dhe torbesh, të shkruar vetëm në alfabetin cirilik.

Bilbordet e vendosura në mbarë vendin janë të njëanshme, ndërsa web-faqja dhe aktivitetet promovuese zhvillohen vetëm në gjuhën maqedonase dhe në qytete ku shqiptarët janë minorancë: Shkup, Gjevgjeli, Dojran, Shtip, Strumicë, Manastir.

Kjo është Jo vetëm përbuzje ndaj gjuhës shqipe – që është gjuhë zyrtare në shtet – por edhe një fyerje direkte ndaj 672,840 qytetarëve shqiptarë, të cilët çdo ditë kontribuojnë në ekonominë e këtij vendi si konsumatorë, punëtorë e sipërmarrës.

Por këtu nuk mbaron arroganca e kësaj kompanie:

Coca-Cola Maqedoni promovon dhe shpërndan ujin ROSA, një produkt serb, duke kushtëzuar supermarketet dhe kafiteritë shqiptare që të blejnë këtë ujë nëse duan të furnizohen me Coca-Cola.

Për më tepër, përmes birrës së saj Skopsko, Coca-Cola furnizon në mënyrë të organizuar tregun shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri, duke ushtruar dominim në tregjet shqiptare, por pa kthyer as 3% të buxhetit të marketingut për konsumatorin shqiptar.

Përballë kësaj situate në rrjetet sociale ka nisur një thirrje për veprim.

Mos bli Coca-Cola në Maqedoninë e Veriut.
Refuzo ROSA-n dhe produktet e birrarisë së Shkupit.
Mbështet produktet që respektojnë gjuhën dhe identitetin tënd.
Kërko barazi gjuhësore dhe përfaqësim në çdo fushatë marketingu.

Mos harro: Fuqia është në duart e konsumatorit! Coca-Cola nuk është më “shija e jetës”, është shija e përbuzjes dhe përjashtimit.

/Shqip.com

Spread the love