Dy ish-deputetë emërohen ambasadorë në Riad dhe Kopenhagen, ndërsa dy ish-ambasadorë shkojnë në Stokholm dhe Tiranë.
Tv Telma mëson nga burime diplomatike se 15 ditë më parë u përmendën katër emra për ambasadorë të ardhshëm. Salim Suleimani, i cili shkon në në ambasadën e sapohapur në Arabinë Saudite, i cili dha dorëheqjen në maj si deputet dhe nga të gjitha pozicionet në Aleancën për Shqiptarët të Arben Taravarit, një javë pasi partia u largua nga pushteti.
Ish-deputetit i BESA-s, Fadil Zendeli, do të mbajë pozicionin e ambasadorit në Danimarkë.
Ambasadori i ri në Suedi do të jetë Ivica Bocevski, i cili më parë ishte ambasador në Brazil.
Vele Trpevski, i cili më parë ishte ambasador në Shqipëri, dhe më parë në Australi, po largohet për në Tiranë.
Vendi i ambasadorit në Athinë mbetet ende bosh, por përmendet emri i drejtorit të një PR- agjencie të njohur./GazetaFAKTI
