• E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) mbylli përfaqësinë në Shkup

EA
Gusht05/ 2025

Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) nga Uashingtoni, ka njoftuar se ka nisur procedurën e mbylljes së degës së këtij Instituti në Maqedoni të Veriut (Shkup), bazuar në vendimin për ndërprerjen e punës të marrë më 18 qershor 2025.

Ilina Mangova emërohet si likuidatore, e cila është edhe personi i autorizuar për përmbushjen e detyrimeve administrative dhe ligjore që lidhen me mbylljen e degëve. Me këtë, autorizimet e dhëna Mangovës si përfaqësuese e degëve fshihen nga Regjistri Qendror.

Qeveria deklaroi se të gjitha veprimet që lidhen me regjistrimin e IRI në vend, si dhe transaksionet bankare dhe financiare, duhej të miratoheshin më parë me shkrim nga James John Flukarty, i cili është emëruar për të mbikëqyrur procesin.

IRI është një organizatë joqeveritare amerikane që gjatë viteve ka luajtur një rol aktiv në mbështetjen e proceseve demokratike dhe iniciativave qytetare në Maqedoninë e Veriut. Për momentin, nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga institucionet mbi arsyet e mbylljes së zyrës në Shkup./GazetaFAKTI

Spread the love