Pasi koalicioni VLEN njoftoi se Izet Medxiti është kandidati i tyre për kryetar të Çairit, Ministri aktual i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shkroi në rrjetet sociale.
“Çairi është thirrja të cilën nuk mundem ta refuzoj! Çairi është obligimi të cilin me përulësi do ta plotësoj! Për Çairin kam pranuar ta lë Qeverinë dhe të kthehem në mesin e njerëzve të mi. Besoj dhe jam i sigurt se kam bërë zgjedhjen e drejtë dhe të duhur,” ka deklaruar Mexhiti.
Ai theksoi se Çairit i duhet një kryetar që është gjithmonë pranë qytetarëve, për t’u ofruar ndihmë dhe mbështetje, duke shtuar: “Njerëzit e Çairit meritojnë kryetar i cili ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në mesin e tyre.”
Mexhiti e përmbylli shpalljen e kandidaturës me mesazhin: “Fitore. Për Çairin. Na qoftë për hajr!”
