Një 18-vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut u arrestua me të hyrë në Austri me dyshimin për planifikimin e sulmeve terroriste. Hetimi nisi pas një informacioni nga jashtë vendit, njoftojnë mediat austriake.
Sipas këtij informacioni, i riu po kërkonte në internet informacione rreth bërjes së bombave dhe skenarëve të mundshëm të sulmeve.
Sipas policisë, i riu i lindur në Steiermark, konsiderohet mbështetës i një organizate terroriste islamiste.
Prokuroria në Leoben urdhëroi arrestimin e menjëhershëm për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ai po planifikonte një akt terrorist. Pas seancës dëgjimore, 18-vjeçari u transferua në njësinë e paraburgimit në Leoben.
Gjatë marrjes në pyetje, sipas policisë, ai zbuti qëllimet e tij të dyshuara për të kryer sulmin.
Prokuroria kërkoi paraburgim. Hetimi nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore është duke vazhduar.
Detajet rreth objektivave të mundshëm ose planeve konkrete nuk janë njoftuar për momentin.
