• E enjte, 19 Shkurt, 2026

Përleshje fizike në spitalin e Bardovcit, nga goditjet vdiq një pacient

EA
Gusht05/ 2025

Mbrëmë rreth orës 00:50 të mesnatës, në Institucionin Publik Shëndetësor “Spitali Psikiatrik Shkup” në Bardovc, në një dhomë të departamentit gjyqësor, ka ndodhur një përleshje fizike midis të dënuarve D.S. (35) nga Negotina dhe I.T. (62) nga fshati Lubancë, rajoni i Shkupit, informoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

“Nga goditjet me një shishe qelqi, I.S. ra pa ndjenja, pas së cilës u transferua në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin e Klinikave ‘Nëna Terezë’, ku vdiq në orën 02:20. Një mjek ka konfirmuar vdekjen, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. D.S. po mbahet në dhomën ku ka ndodhur incidenti. Konkretisht, D.S. është person i dënuar për veprën penale ‘vrasje’, ndërsa I.T. është dënuar për veprën penale ‘dhunë në familje’. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet një raport përkatës”, thuhet në buletinin e policisë.

Spread the love