• E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Shqiptarët ortodoksë të Rekës së Epërme “ishin aty nga periudha bizantine”

EA
Gusht03/ 2025

Sipas artikullit të botuar në gazetën “Shkupi”, në vitin 1911, shqiptarët ortodoksë të Rekës ia bënin me dije Patrikanës së Stambollit se në katundet e tyre nuk do ta lejonin mësimin e gjuhës së huaj dhe as nuk do t’i pranonin priftërinjtë që nuk e dinin gjuhën shqipe. Ata kishin vendosur që në kishë e në shkollë të mësonin vetëm në gjuhën shqipe, në të kundërtën do të hynin “nën hije të Papatit”.

Nga Prof.dr. Salajdin SALIU

Shqiptarët ortodoksë të Rekës së Epërme kanë dhënë kontribut të çmuar për historinë dhe kulturën shqiptare. Nga kjo zonë është botuesi, publicisti dhe poeti fatkeq Josif Bageri (1877 – 1915) nga Nistrova. Ky shqiptar “shumëlavdor”, siç i quante ortodoksët, ndërmjet viteve 1909 dhe 1911 e botoi në Sofje gazetën “Shqypeja e Shqypenis”, kurse në vitin 1910 e botoi librin Kopësht malsori (Mësime të shqyptarueta dhe vjersha). Bageri ishte njëri nga nismëtarët për themelimin e shoqërive patriotike “Dëshira” dhe “Afërdita” në Sofje, kurse në vitin 1914 e drejtoi gazetën “Ushtima e Krujës”, e cila botohej në Durrës.
Nga kjo zonë është Lazar Siljani, një përkthyes, publicist dhe veprimtar, i cili jetoi dhe punoi në Bullgari. Ai e përktheu në bullgarisht veprën Besa nga Sami Frashëri (Plovdiv 1902). I ndikuar nga rilindësit shqiptarë, ai e botoi në bullgarisht librin nëpërmjet të cilit mëtonte ta informonte lexuesin bullgar për origjinën, historinë, kulturën dhe gjuhën shqipe. Libri përmban edhe një fjalorth të vogël shqip – greqisht – latinisht – bullgarisht. Siljani ishte edhe anëtar i shoqatës “Dëshira” të Sofjes. Nga kjo zonë, sipas studiuesve, është origjina e familjes së Migjenit, por edhe e shumë personaliteteve të rëndësishëm për historinë dhe kulturën shqiptare.
Prania e shqiptarëve në Rekën e Epërme është dokumentuar kaherë

Në shekullin XIII zona qeverisej nga fisniku shqiptar Pal Gropa. Kjo prani dëshmohet edhe nëpërmjet defterëve të hershëm osmanë, atyre të shekullit XV. Studiuesi bullgar Bojan Gjuzelevi shkruan: “Shqiptarët e Rekës së Epërme i hasim në regjistrin tatimor osman të vitit 1467.
Emrat shqip dominojnë në katundet me emërtime sllave, si: Volkova, Tërnica, Krakorrnica, Strezimiri, Ribnica. Karakteri etnik në vilajetin e Rekës nuk u ka shpëtuar regjistruesve tatimor osmanë. Për shembull: ata janë shënuar si Dhimitri Arbanas dhe Petër Arbanas në katundin Prisoibica; Petko Arbanas dhe Pavle Arbanas në Bitushë”.
Banorët që kërkonin të rindërtohej fshati Reç “i kufizuar prej fshatëravet: Shtirovica, Streicimir, Van dhe Niçpar”,153kishin dashur këtë ta bënin “edhe në kohën e Serbëvet”,por nuk u kishin dhënë leje për këtë qëllim. Ata e autorizonin Dr. Petro Janurën që t’i përfaqësonte kudo ku e lypte nevoja, sepse, siç thonë, e gëzonte besimin e tyre. Më 16 tetor 1942 ministri i Tokave të Liruara, Ekrem Vlora, i kërkonte prefekturës së Dibrës që të hetonte nëse “këta persona janë me të vërtetë origjinarë të katundeve në fjalë dhe në janë shqiptarë prej gjuhe dhe gjaku”.
Këto janë disa artikuj dhe dokumente për shqiptarët ortodoksë të Rekës së Epërme, ku flitet jo vetëm për traditat, kulturën ose gjuhën e kësaj zone, por edhe për presionet e ushtruara ndaj shqiptarëve ortodoksë me synim shkombëtarizimin e tyre.


Nga regjistrat osmanë, sipas këtij autori, shihet se emrat personalë e familjarë me origjinë sllave përdoreshin edhe në mesin e shqiptarëve. Për Rekën e Epërme kemi shënime edhe në shekujt vijues. Më shumë jemi fokusuar te shënimet e autorëve jo shqiptar. Disa do t’i rendisim më poshtë.
Edwin Rockstroh në vitin 1878 shkroi për zonën e Rekës dhe të Galiçnikut. Lugina e Radikës, sipas tij, ishte vend tejet i populluar. Në nëntëmbëdhjetë fshatra, me rreth 6000 banorë, popullsia ishte thjesht shqiptare, kurse në fshatrat tjerë kishte edhe popullsi bullgare.
Studiuesi serb M.V. Veselinoviqi shkruante në vitin 1890123 se në Rekën e Epërme kishte pesëmbëdhjetë fshatra që flisnin “arbanashki”, por ishin me fe ortodokse. Ata, sipas tij, “liturgjinë e dëgjonin në serbisht dhe festonin të njëjtat festa fetare sikurse sllavët, […] por ndonëse e kishin fenë si të serbëve, gjuha i afronte me shqiptarët”. Ai e pranon se nuk mund ta vërtetonte nëse ata ishin serbë, siç kishte shkruar paraprakisht, por as nuk dëshiron ta pranojë se ishin shqiptarë.
“Pa një studim të thellë është e vështirë të gjykojmë se cilit popull i përkasin. Tani për tani nuk mund ta them nëse janë serbë, edhe pse më herët, në një rast tjetër, e kam thënë se janë fise serbe.”
Sipas këtij autori, banorët ortodoksë të Rekës, për nga gjaku dhe feja, ishin të njëjtë me banorët që jetonin rreth Elbasanit e Prespës dhe vetëquheshin “shpatarakë”.
Gjorçe Petrovi shkruan në vitin 1896 se banorët e fshatit Koritë të Gostivarit ishin me origjinë nga Reka; se
martoheshin me vajza të këtij rajoni dhe i ruanin lidhjet farefisnore me këtë zonë, pavarësisht dallimeve fetare. Petrovi jep të dhëna edhe për fshatrat tjerë të Rekës së Epërme. Në shekullin XIX, për shkak të mungesës së shkollave dhe librave në gjuhën shqipe, por edhe si pasojë e propagandës së huaj, shqiptarët e Rekës së Epërme rrezikonin që të shkombëtarizoheshin, prandaj Mid’hat Frashëri (Lumo Skendo), nëpërmjet shkrimit “Pjesa kombiare”, që u botua në vitin 1899, kërkonte me urgjencë hapjen e shkollave në gjuhën shqipe. Ai shkruan se për shkak të presionit të Turqisë, të Greqisë dhe të Serbisë një pjesë e popullatës shqiptare e humbte gjuhën amtare. “Anët e Gjinokastrës flasin greqisht dhe në Tetovë e në Prizren [flasin] Turqisht e Sllavisht”.
Edhe studiuesi bullgar Vasil Kënçovi shkruante në vitin 1900 se shumë shqiptarë deklaroheshin si turq, serbë dhe bullgarë. Në Shkup, Manastir, Resnjë, Ohër, Strugë, Tetovë dhe Gostivar popullata që deklarohej si turke “ishte me gjak shqiptar”,129 por ajo “ishte turqizuar pas depërtimit osman, përfshirë edhe Skënderbeun” [e ka fjalën për islamizimin].
Për sa i përket Rekës, ai shkruan se aty kishte 23 fshatra shqiptare dhe vetëm Dufi i takonte Kazasë së Tetovës, ndërkaq aty “më shumë se gjysma ishin ortodoksë”.
Sipas tij, shqiptarët ishin banorë të lashtë në zonën e Rekës; se në vitin 1855 tridhjetë shtëpi të krishtera në Shirovicë e kishin pranuar fenë islame dhe se shqiptarët e krishterë rrezikoheshin nga procesi i
bullgarizimit.
“Banorët e Beliçicës dhe të Kiçinicës flasin mirë bullgarisht, por në shtëpi flasin shqip”, shkruan Kënçovi.Humbja e identitetit kombëtar, sipas tij, ishte si pasojë e mungesës së shkollave në gjuhën
shqipe.133 Shqiptarët e Rekës e pranonin autoritetin e kishës bullgare dhe mësonin në shkollat bullgare, kurse myslimanët mësonin në shkollat turke.Sipas artikullit të botuar në gazetën “Shkupi”, në vitin 1911, shqiptarët ortodoksë të Rekës ia bënin me dije Patrikanës së Stambollit se në katundet e tyre nuk do ta lejonin mësimin e gjuhës së huaj dhe as nuk do t’i pranonin priftërinjtë që nuk e dinin gjuhën shqipe. Ata kishin vendosur që në kishë e në shkollë të mësonin vetëm në gjuhën shqipe, në të kundërtën do të hynin “nën hije të Papatit”.
Kishte shumë autorë të kësaj periudhe që e mohonin identitetin etnik të shqiptarëve ortodoksë të Rekës. Historiani Rista Nikoliqi (1877-1917), nëpërmjet pamfletit “Përhapja e shqiptarëve në tokat serbe”,136 shqiptarët e Rekës i quan serbë, vetëm pse ishin të besimit ortodoks. Gazeta “Vreme”, e botoi më 20 maj 1927 reportazhin “Nëpër Serbinë Jugore: Nën Sharr dhe nën Korab”, ku flitet edhe për katundet e Rekës. Në këtë rajon gazetari sheh “serbë që flasin vetëm shqip”.
“Gjendemi në rrethin e Galiçnikut, në katundet e pastra serbe: Duf, Jellovc i Epërm, Vërben, Kiçincë, Beliçicë, Brod, ku edhe nën Turqi i ruajtën emrat serb dhe ortodoksinë, por aty banorët nuk dinë asnjë fjalë serbisht. Ata të gjithë flasin vetëm shqip dhe vetëquhen serbë.
Emrat dhe mbiemrat i kanë të pastër serbë, veshjen nga Mavrova jonë, festojnë festat, por nuk dinë gjuhë tjetër veç shqipes. Tani kur janë hapur shkollat, fëmijët së pari e mësojnë serbishten dhe i mësojnë me gjuhën amtare edhe prindërit e tyre, të cilët e kanë harruar atë me kalimin e shekujve”.
Për shqiptarët ortodoksë të Rekës së Epërme kanë shkruar edhe shumë autorë bullgarë. Jordan Ivanovi, profesor i Universitetit të Sofjes, shkruante në vitin 1915 se shqiptarët, pasi nuk e kishin alfabetin e tyre, për mungesë të vetëdijes së konsoliduar kombëtare dhe të ndikuar nga propaganda e huaj, eklaroheshin si turq, grekë dhe bullgarë, varësisht se cilit religjion i përkisnin. Shqiptarët po e humbnin gjuhën amtare në Manastir, Ohër, Strugë dhe Shkup.
Shqiptarët ortodoksë të Gostivarit bullgarizoheshin duke qenë pranë popullatës bullgare, kurse familjet e krishtera shqiptare në qytetet greke dhe bullgare ishin bullgarizuar ose greqizuar.139Sipas studiuesit Stefan Mlladenov, në rrethin e Galiçnikut ishte i vështirë numërimi i saktë i shqiptarëve, veçanërisht në Rekën e Epërme, sepse kishte fshatra të krishterë që flisnin shqip dhe bullgarisht, sikurse: Beliçica, Dufi, Senca dhe Kiçinica.140 Sipas tij, shqiptarët myslimanë në këtë zonë ende i ruanin traditat e krishtera dhe jetonin si vëllezër me shqiptarët e krishterë të Rekës së Epërme.
Kur sëmurej fëmija i një shqiptari mysliman, atëherë për të kujdesej një e krishterë. Madje e dërgonte fëmijën për shërim edhe në kishë. Kësi traditash haseshin kudo nëpër fshatrat shqiptare të Gostivarit dhe Galiçnikut.Studiuesi Dimitar Gaxhanovi shkruante në vitin 1916 se Gostivari kishte 4000 shqiptarë “që turqizoheshin”, 100 shqiptarë ortodoksë dhe 3500 bullgarë, kurse rrethina ishte me shumicë shqiptare. Shqiptarët ortodoksë në Galiçnik, sipas tij, “ishin aty nga periudha bizantine”. Shqiptarëve ortodoksë të kësaj zone u kushton vëmendje edhe Mid’hat Frashëri në librin Shqiptarë dhe Sllavë (Lozanë, 1919).
“Në katalogun e 43 fshatrave mikste, bullgarë, turk, shqiptarë etj., ne zbulojmë 9 fshatra […] të thirrur ndryshe Zhaginci, Negotinë, Elovci i Poshtëm, Elovci i Epërm, Duf, Orkushe, Ginovica, Florinoi dhe Forinë, të cilat janë fshatra të pastër shqiptarë. Është e vërtetë, megjithatë, që pesë fshatrat e parë numërojnë të krishterë, por këta të fundit janë shqiptarë dhe
aspak sllavë…142
Shqiptarët ortodoksë, që e njihnin Ekzarkatin, evidentoheshin si bullgarë edhe nga autoritetet turke.143Lumo Skendo e quan të tepërt edhe pretendimin se kazaja e Ohrit ishte bullgare. “Ajo ne na duket ca më tepër shqiptare”,shkruan ai, duke shtuar se kishte takuar shqiptarë ortodoksë edhe në Vushtri e Pejë.
“Nën ndikimin bullgar dhe serb, të krishterët e Tetovës dhe Pejës janë konsideruar si sllavë […] Në katër fshatra të kazasë së Tetovës, popullsia ortodokse e të cilave flet shqip, janë numëruar ndër fshatrat mikste: Zhazhinci, Elovci i Epërm, Elovci i Poshtëm, Duhi. Nuk po përmendim këtu 25 fshatrat e Rekës në Dibër, ku popullsia, ndonëse është ortodokse, flet vetëm shqip dhe e konsideron veten të tillë”.

Profesori Gustav Weigand, derisa flet për kazanë e Galiçnikut, shkruan: “Aty banorët më të vjetër flasin ose kuptojnë bullgarisht, kurse të rinjtë flasin vetëm shqip”. Ose: “në Dibër popullata maqedonase flet bullgarisht, por mes vete flet shqip”.
Afanasi Selishevi shkruan se “shqiptarët në Duf flasin shqip dhe vetëm të rriturit dinë bullgarisht”, kurse në fshatrat tjerë të Rekës banorët gjithashtu e flisnin gjuhën shqipe.
Perikli Çilevi, një publicist nga Krusheva, shkruan: “Fshati Duf i rrethinës së Gostivarit banohet me hqiptarë ortodoksë (gegë), ekzarkistë, të shpërndarë në katër lagje, të shtrira në një apo dy kilometër largësi […] Në fshatin Duf popullata e flet mirë bullgarishten, kurse gratë e flasin shumë dobët këtë gjuhë. Veshja e
burrave nuk dallon prej veshjes së fshatrave tjerë, por dallon veshja e grave. Ky është fshati i
parë i shqiptarëve ortodoksë të Rekës së Epërme (Dibër), por ka edhe 20 fshatra me popullatë
të pastër shqiptare të besimit ortodoks ose me popullatë të përzier me shqiptarë muhamedanë”.

“Me ski në majen e Korabit”

Mjeku slloven Janez Kanoni – Venko, i cili qëndroi tre muaj në fshatin Niçipur të Gostivarit, ku e njohu për së afërmi mënyrën e jetesës së banorëve shqiptarë të zonës, i përshkruan mbresat në reportazhin “Me ski në majen e Korabit”, që u botua në vitin 1931.149 Kanoni pasi e përshkruan jetën në këtë fshat të izoluar dhe me njerëz të heshtur, siç thotë, shënon edhe shumë toponime në gjuhën shqipe, që i kishte dëgjuar nga banorët e zonës, sikurse: Proj fellë (Përroi i thellë), Kepi Bar (Kepi Bardhë), Guri Vejlpnis (Guri i dhelprës), Guri Ukush (Guri i Ujkut), Korije, Proj Bukovenit, Tanushaj etj.
Edhe autori Toma Smilaniq ka shënuar shumë toponime në këtë fshat, shumica në gjuhën shqipe. toponimet që i shënon janë: Shuli, Prisok, Dardha e Madhe, Guri Gorit, Molla e Ambël, Kroi i Ftohët, Grzhupa, Proi i Panes, Ara e Alisë, Ara e Ivanit, Ura e Dubovës, Kroi i Verinit, Llombs Nedelku, Kroi i Smilevit, Guri i Qafës, Fushia, Topleci, Gradeci, Livadhi i Koxhes, Gurit i Stamit, Livadhi i Mirçit, Guri i Brçakut, Lenishta, Bregu Resadit, Vora, Gjurçini, Bregu i Botes, Guri i Shushes, Kumbulla e Reditit, Drabisku, Guri i Kofilit, Guri i Kuq, Kroi i Kusarit, Guri i xhutet, Kroi, Elinaket, Kroi i Krushve, Peçit, Vorret e Mëdha.

Ka shumë dokumente që dëshmojnë se shqiptarët e Rekës së Epërme ishin krenarë me përkatësinë e tyre kombëtare. Kjo dëshmohet edhe në një shkresë të 4 shtatorit 1942 kur një grup shqiptarësh nga fshatrat Reç, Shtirovicë dhe Strazimir, por që banonin në Rumani, i kërkonin “Ministrisë së Tokave të Lirueme” dhe kryeministrit shqiptar të ndihmonte në rindërtimin e fshatit Reç, i djegur në vitin 1917 nga ushtria bullgare. Të nënshkruarit: Milan Daniel, Tihan Sergjin, Mandari Save, Ceti Gavril, Ignat Parto, Hadam Ramadan, Matei Daniell, Aksente Sergjin, Eleftere Tihon, Nezir Idris, Efrem Maksim, Kristaq Daniell, Zaharia Maksim dhe Atnania Parte, “shqiptarë origjinalprej katundeve Reç, Shtirovicë dhe Shtericimir të Kosovës, tash banues në Rumani”, e njoftonin kryeministrin shqiptar për qëllimet e tyre.
“Kemi qenë të detyruar që të largoheshim prej fshatrave t’ona të dashura, ku pam dritën e ditës, ku prindërit na mësuan gjuhën shqipe dhe se jemi shqiptarë, ku mësuam të mbajmë kryen lartë përpara ç’do kombi që na sundonin me padrejtësi dhe gjynah, ku na u zhvilluan ndjenjat kombëtare, ku mësuam të mos e kursejmë jetën për të mirën e shtetit t’onë dhe sidomos të kombit t’onë, të rritur në një shpirt sakrifice, ashtu siç biri i mirë i ç’do shqiptari të vërtet, ku prindërit t’onë na treguan rrugën e lirimit në pikëpamje nacionale dhe kullturale dhe ku kemi ëndërruar, Zotni Kryeministër, qysh së vogëli Shqipërin e vërtetë, Shqipërinë e sotshme e sidomos Shqipërin e nesërme: këto fshatra t’ona të banuara ekskluzivisht prej shqiptarësh kan kenë të djegura prej armiqve t’anë shekullorë Bullgar, në vitin 1917”.

Referencat
[1]. Лазар Силяни, Коиседнешнитеалбанциитехнияезик? (историческасправка), София, 191
[2]. Edibe Osmani, “Reka e Epërme, plagë e pashëruar ende!”, në: https://www.lidhuni.com/threads/reka-e eperme-plage-e-pasheruar-ende-shkruan-edibe-selimi-osmani.66042/, 13 dhjetor 2016
[3]. Боян Гюзелев, Албанци в източните Балкани, Sofje, 2004.
[4]. Edwin Rockstroh, “Reiseskizzen aus Dardanien und Albanien 1874”, në: Jahresbericht des Vereins für
Erdkunde zu Dresden, Vol. 11-12, 1878
[5]. М.В. Веселинович, “Шар– с орографсог, хидрографског и политичког гледишта”, Bratstvo, Beograd, 1890.
[6]. Ѓорче Петров, Материали по изучване на Македонија, Sofje, 1896.
[7]. Lumo Skendo, “Pjesa kombiare”, Ditërrëfenjësi kombiar, Sofje, 1899.
[8]. Васил К’нчов, Македонија. Етнографија и статистика, Sofje, 1900.
[9]. Gazeta “Shkupi”, 15 tetor 1911, nr.7.
[10]. Rista T. Nikolić, “Širenje arnauta u srpske zemlje”, Glasnik, Viti III, nr. 3-4, Beograd, prill 1914 dhe 1938
[11]. Јордан Иванов, БългаретевМакедония. Издирванияидокументизатяхнотопотекло, езикинародностсетнографскакартаистатистика, Sofje, 1915, f.62.
[12]. Стефан Младенов, “Пътешествие из Македония и Поморавия”, në: Научна експедиция в Македония и Поморавието, Sofje, 1916.
[13]. Научна експедиция в Македония и Поморавието 1916, Sofje, 1993.
[14]. Mid’had Frashëri, Shqiptarë dhe Sllavë (Përktheu: Eugen Shehu), Lumo Skendo, Tiranë, 1999
[15]. Gustav Weigand, Ethnographie von Makedonien, Geschichtlich – nationaler, spraechlich – tatistischer Teil, Leipzig, Friedrich Brandstetter, 1924.
[16]. А. М. Селищев, Пологиегоболгарскоенаселение, Исторические,
этнографическиеидиалектологическиеочеркисеверозападнойМакедонии(сэтнографическоюкартоюПолога), ИзданиеМакедонскогоНаучногоИнститута,
Sofje, 1929.
[17]. Перикли Чилев, “Обиколка изъ албански селища въ Прищинско, Призренско, Дебърско и Охридско”, në: Известия на Народния етнографски музей, книга VI, София, 1926.
[18]. Dr. Vanko Kanoni, “S smučmi na vrh Koraba (2764 m)”, Ilustracije, nr. 12, 1931.
[19]. Тoma Smiljaniq, Mijaci, Gorna Reka i Mavrovsko Polje, Beograd, 1925
[20]. Qerim Lita, Tokat e Liruara, vëllimi II, Logos A, 2016, f.191.



Spread the love