• E hënë, 15 Qershor, 2026

Zotëriu i parë, komedi sipas motiveve të komedisë Zonja Ministreshë të Bransillav Nushiqit, realizuar nga Teatri Shqiptar i Shkupit. Regjia: Fatos Berisha

EA
Qershor14/ 2026

Luajnë aktorët: Visar EtemiBlerim DardhishtaSara BajramiGenci MirzoGentiana RamadaniAbedin AlimiSabina Memishi AsllanajTeuta Ajdini JegeniYlber MurteziHamdi RashitiFisnik ZeqiriMentor Kurti“Hetem EtemiBejtulla KerimiAsdren SelimiAida Elezi dhe Nadi Bexheti.
Skenografia: Bekim Korça, Kostumografia: Alma Krasniqi, Muzika: Memli Kelmendi

SKENA 1
NË ERRËSIRË TË PLOTË NGA THELLËSIA E SKENËS SHIHEN CA DRITA.
NË SKENË. ATO LËVIZIN NË MËNYRË TË PARREGULLT. DUKEN SIKUR
BATERI DORE, POR SHPEJTËSIA E LËVIZJES ËSHTË MË E MADHE SE E
NJERËZVE QË ECIN. ATO AFROHEN. SAPO AFROHEN DIKU TE MESI I
SKENËS SHIHET SE JANË DRITA TË PËRPARME TË BICIKLETAVE.
SHOHIM DY BICIKLETA QË ECIN NË MËNYRË JO TË RREGULLT DREJT
PARASKENËS. JANE DY SHOKE, ZHABIRI DHE ALBANI. ATA QESHIN DHE
FLASIN ME ZË TË LARTË. SHIHET SE KANË QENË NË PESHKIM. KANË
SHTAGA PËR KAPJE PESHKU, RRJETA, ETJ. ATMOSFERË E HARESHME.
ZHABIRI
(zbret nga bicikleta)
Ej, hajde doku ma vonë për caj.
ALBANI
Caj? (qeshet) Hajt se vi edhe ti
pregadis peshqit se nuk din ti.
Të dy qeshin. Albani largohet.
Zhabiri është vetëm në skenën e zbrazët. Parkon bicikleten,
merr shtagën e peshqëve dhe një shportë.
ZHABIRI (I DREJTOHET PUBLIKUT)
Mirëmrama. Krejt cka keni me pa
sonte NUK është e bazuar në ngjarje
të vërtetë.
Në skenë nga anë të ndryshme futen dekor dhe rekuizita.
Elementet qe krijojne një punëtori të vogël rrobaqepsi. Është
e varfër me pak elemente. Zhabiri futet në punëtorinë e tij.
Ulet në maqinën e qepjes. Punon shkurt. Hyn djali i tij,
Gazmendi. Zhabiri i flet pa e shikuar.
SKENA 2
ZHABIRI
Kishe mujt njëherë në jetë ti me
qelë dugojën. Si djali jem që je,
me ardhë para meje., e me fshi pak.
Unë kur jam kon shegërt… kujna po
i flas, mirë po ma bon pasi po të
mbaj…
Gazmendi nuk flet, por merr fshesën dhe fillon me pastru.
ZHABIRI (CONT’D)
Leje se ski cka pastron. Pse a mos
pat punë që me e perly punëtorinë,
a?
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
Në punëtori futet një person, ai është Daja.
DAJA
Punë e mbarë. A fjettë a pushutë.
Mos u coni…
Zhabiri e Gazmendi vazhdojnë punëet e tyre thuajse nuk e
dëgjojnë.
DAJA (CONT’D)
Që po ulna qëtu. Te vendi jem
hehe…
Ulet mbi një gajbe të zbrazët birrash.
DAJA (CONT’D)
A u lodhe o nipi dajës. Përhajër,
paske marr ndonjë porosi me punu,
a?
ZHABIRI
Po cfar porosie. Po ja arrnoj këtij
kastraveci që i shkyen pantollat
cdo ditë.
(e ka fjalën për
Gazmendin)
Po ska faj ky, kam faj unë që ja
marr n’dorë…
DAJA
Po prej futbollit shkyhen teshat o
nipqe, ke harru që edhe ti…
ZHABIRI
Po cfarë futbolli o Dajë, prej
beleje, tu dal nëpër demonstrata.
Demek unë pe rregulloj botën. Nona
i punon në ministri, e ky
demonstrata kundër qeverisë…
Gazmendi len fshesën në mënyrë demonstrative dhe del nga
punëtoria.
DAJA
Le mos e nervozo djalin. Se edhe ti
qashtu je kon. Ma i zi, besa.
ZHABIRI
Po. Ama unë futboll kam lujt, e kam
njek topin.
DAJA
Kanihere edhe dicka tjetër…
. 2 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZHABIRI
Po, normal, Këta të rinjtë as ato
spo njekin mo…
DAJA
Eh, tjetër kohë asht kjo…
ZHABIRI
Me politikë dojnë me u marrë. Ani
ky i jemi. Nonën në punë të shtetit
e knej del në demonstrata. Po ky
lyp me ja… Kujne i ka nga more
kështu…
DAJA
Dajve hehe…
ZHABIRI
Po valla. Ajo nona e vet… kurrë
hajrin s’ja pamë që punon në
Ministri. Krejt jetën tu punu
drejt, jo s’bon se flasin hallki,
jo s’bon se rrezik, jo s’bon se na
shkon ftyra, jo s’bon se a din cfar
familje jemi na…
DAJA
Po, e vertetë familja e tyne kanë
qenë…
ZHABIRI
Po le bre Dajë cfar familje, punët
kërkah s’i kemi. Nji kredi s’un pe
marr, ajo më fol qysh duhet me i
rujtë paret e shtetit…
DAJA
Qashtu ka qenë gjithmonë, e
shkollës, e drejtë…
ZHABIRI
Dajë, allahile që fol me to se ty
ta ka hatrin. Thuj le ta mshel nji
sy nihere se s’bohet nami. Me 1
nënshkrim dalim prej krize…
DAJA
Jo, jo, s’muj. Ti e din qysh asht
ajo. S’ka shansa. Po ti e din, ajo
kur pat punu inspektore e tatimeve
ma pa fut mue denim.
. 3 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZHABIRI
Po, e mbaj në mend. Amo edhe ti ja
pate qi nanën pa pagu kurrë tatim e
firmën eksport-import.
DAJA
Kohna tjera kanë qenë ato.
ZHABIRI
Vallahi veq po vjen tuj u bo
vështirë e ma vështirë.
DAJA
Hajt se ka me u bo mirë.
ZHABIRI
Dajë, nime. E kam një hall… a
mundesh me ma bo qarën.
DAJA
O s’kam bre, se me pas s’kish pas
problem…
ZHABIRI
Veq nja 3000 bre.
DAJA
3000??
ZHABIRI
Ani 2000 bre. Ti kthej në fund të
mujit. Besom. Ka me marr kredi
Ajshja. E binda ma në fund. E din
ti qysh asht ajo, jo se Agjensini
AntiKorrupsion… o ta qifsha
agjensionin.
DAJA
Ah, që doni me m’shti në dhe para
vaktit…
ZHABIRI
O ta ha zemrën, Daja jem ma i miri
je ti…
DAJA
Po ski tjetër dajë…
ZHABIRI
Hajde, hajde shkojmë në shpi ta qes
1 kafe…
Zhabiri merr xhaketën, ia fut dorën krahut Dajës dhe nisen të
dalin. Muzika përcjellë ecjen e tyre.
. 4 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
DAJA
Po cfar shpija, cfar kafe…
ZHABIRI
Ani de hajde n’kafehane…
DAJA
Mu 1 raki, tinza…
ZHABIRI
U kry Dajë.
SKENA 3
Në banesën e Zhabirit dhe Ajshës. Një shtëpi modeste. Me
mobile të vjetra. Zhabiri ulur në një kolltuk. Pin caj/kafe
dhe lexon gazetë. Në dhomë hyjnë DANI dhe Gonxhja, dhëndrri
dhe vajza e Zhabirit dhe Ajshës. DANI ka një helmetë motorash
në dorë.
GONXHJA
Babi, a u lodhe?
ZHABIRI
Jo zemër. Nuk lodhet njeri në atë
dyqanin tem.
DANI
Baci Zhabir, qysh je?
ZHABIRI
Hajde dhondërr.
Gonxhja del nga dhoma, futet në kuzhinë.
ZHABIRI (CONT’D)
Gonxhe zemër, qitna ka 1 caj. Ani,
dhondërr, qysh po të ecë motori?
DANI
Paj, me këto rrugë me gropa, mirë
që s/pe thejmë qafën…
ZHABIRI
Kujdes, kujdes… mirë që e ki
helmetën. Qysh i ki punët?
DANI
Si në punë të shtetit. Rrogat e
vogla, punë shumë…
. 5 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZHABIRI
Po fitimi i madh – po thojnë
hehe…
DANI
Jo për besë, për neve zyrtarëve të
nivelit të ultë kurgjo s’po mbetet.
Edhe bash për qëto dojsha me të pyt
Bac, a mundesh me fol me zonjën
Ajshe, me kqyr me fol me
Ministrin…
ZHABIRI
O dhondërr, po a nuk pe njeh
vjehrrën tande, a? Po ajo nuk e
then ligjin me i dal dhomi qëkaq…
DANI
Kurrë s’më ndihmove bre. Baballaktë
tjerë shkyhen me ju ndihmu
dhondurve…
ZHABIRI
A po a? Dhondrri që m’ke ti. Po, me
qenë i hajrit, kishe punu privat e
jo në punë të shtetit…
DANI
Po qika jote më ka thane vet që…
ZHABIRI
Qika jeme me qenë e mencme nuk të
kish martue ty.
DANI
Po, ti vet na ke njoftu Bac…
ZHABIRI
Qika jeme me qenë e mencme nuk me
kish ngue mu, po nanën e vet.
DANI
Po, zonja Ajshe mua më don shumë…
ZHABIRI
Zonja Ajshe me qenë e mencme nuk
ish martue me mu.
Pak caste qetësi. Hyn Gonxhja me caja.
GONXHJA
Bab bre shumë po bërtet, po ndihesh
krejt jashtë. Kena me u koritë te
kojshitë…
. 6 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZHABIRI
M e qenë unë i mencëm nuk e kisha
lon me ble tokën afër nesh ata
primitiva. E tash le t’më durojnë.
Qetësi. DANI përzinë cajin dhe dëgjohet shumë zhurma e lugës
dhe gotës.
ZHABIRI (CONT’D)
Me qenë unë i mencëm kisha dal më
pi kafe në kafehane.
Befas hyn Gazmendi me vrap dhe i mbushur fry më.
GAZMENDI
Ej, a ndëgjutë?
ZHABIRI
Po, po ndëgjumë. Kur ta përzinë
cajin dhandrri, dëgjohet në krejt
mahallën…
GAZMENDI
More dhezni ndonjë televizion a
lëshoni radion.
GONXHJA
Cka u bo?
ZHABIRI
Cka ka pas me u bo, sagllam prap
demonstrata e ky kastraveci jonë
del aty në rend të parë…
GAZMENDI
O jo demonstrata. Por, si duket
demonstratat kanë pas sukses.
GONXHJA
Cka po flet bre?
ZHABIRI
Hajt djali jem, hajt shko se nuk
jena në disponim për këto foret e
kullerave…
GAZMENDI
O ka ra.
. 7 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZHABIRI
Ani ishalla nuk o vra shumë. Hajt
tash, lena rahat ta pijmë këtë caj
me dhondrrin se sytë mu kanë qorru
me pa…
GONXHJA
Kush ka ra?
GAZMENDI
Hej, s’po muj me besu, a…
ZHABIRI
O djalë, a po del prej kësaj dhome
a po të nxjerri unë, e ti e din…
GAZMENDI
Ka ra qeveria.
ZHABIRI
Ani de, qohet prap. Hajt tash lena
me pi caj… cila qeveri bre?
GAZMENDI
E jona.
ZHABIRI
Heu, puna e fëmisë të lazdrumë.
Hajt bre dil jashtë se përnime
qëtash po më bon nervoz
me këto humoreska… Gazmendi niset të dalë nga dhoma. DANI
që në ndërkohë ishte duke parë në celular.
DANI
Po, për besë… Qeveria paska
dhanë…
ZHABIRI
Hej, ndalu. O ti djalë
(Gazmendit, që gati nuk
shihet)
Ku je nis?
GAZMENDI
A më tha me dalë?
ZHABIRI
Hec more këtu. Kallxona cka u bo?
GAZMENDI
(gëzueshëm)
Qeveria ka dhanë dorëheqje de.
(MORE)
. 8 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
A pe sheh që demonstratat kanë pas
sukses…
ZHABIRI
Ani cka leshin po gëzohesh ti?
GAZMENDI
Po, unë…
ZHABIRI
Po, ty nana të punon në ministri,
bre Zoti të vraftë….
GAZMENDI
Po cka ka lidhje…
ZHABIRI
Ka lidhje edhe mirë bile. Se qajo
rrogë e qasaj nane ti blenë ty qëto
pantolla që ti i shkyen, e që
mandej unë ti harrnoj…
GAZMENDI
Mu vet Mami më ka thanë që
korrupsioni është dukuri negative
që duhet c’rrënjosur…
ZHABIRI
Qysh, qysh? Cka duhet?
GAZMENDI
C’rrënjosur.
Zhabiri qohet nga kolltuku dhe nxjerr rripin nga pantollat.
Gazmendi ik me vrap . Gonxhja dhe DANI ngriten për ta ndalur
Zhabirin. Ai është shumë nervoz.
ZHABIRI
Ah, ty nanën…
Në atë cast në dhomë hyn Ajshja, gruaja e Zhabirit dhe nëna e
Gazmendit dhe Gonxhes.
AJSHJA
Të paska marr malli për mua, zemër?
ZHABIRI
M ‘ka marr malli për me ndi fjalë
të mencme në këtë shpi, zemër.
GAZMENDI (CONT’D)
. 9 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
AJSHJA
Apo? Shumë mirë. Qe një fjalë të
mencme i dashur: Nëse do të
ndryshosh botën, shko në shtëpi dhe
duaj familjen tënde.
ZHABIRI
Eh, qe ma në fund dicka të mencme
me ndi.
AJSHJA
Andaj, familja ime e dashur, unë
erdha në shpi nga puna…
ZHABIRI
M irë ja ki bo, pse a po ta din
najkush a…
AJSHJA
Ngaqë dhash dorëheqje.
ZHABIRI
Po, normal që jep dorëhe… hej,
hej kadal, kadal… qysh dorëheqje?
GONXHJA
Cka ka ndodh, mami?
GAZMENDI
Mirë ja ke bo, Mami. Bravo,
mbretneshë je.
DANI
Hej, qysh more dorëheqje? E kush më
ndihmon mu tash për punën e
ngritjes në detyre?
Të gjithë e shohin me habi Danin.
ZHABIRI
Kadal, kadal, qetësi, veq pak, a
bon një pyetje e dashur
bashkëshorte?
AJSHJA
Urdhëro, i dashur bashkëshort.
ZHABIRI
Dmth, ti jape dorëheqje – ra
qeveria? A po i bjen qashtu?
. 10 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
AJSHJA
Jo, bashkëshort i brengosur.
Maspari ra qeveria, mandej une
dhash dorëheqje.
ZHABIRI
Eeh, në rregull pra, kjo qenka
krejt ndryshe.
AJSHJA
Nuk mundem me ndejt në punë si
zyrtare shtetërore, duke e ditë që
në një anë kolegët e mi nuk janë më
në punë.
GAZMENDI
Mirë ja ke bo, Mami. Edhe ashtu
s’kanë vyjt gjo ata, mos ta ndin.
AJSHJA
Në anën tjetër, djali jem vjen e
proteston përfundi dritares zyrës
time.
GAZMENDI
Ue, a aty e ki zyrën, a?
ZHABIRI
Djali yt është një gomar, por
pyetja jeme asht kjo: dorëheqja
jote a nënkupton që ti mo rrogë nuk
merr?
AJSHJA
Normal që jo.
ZHABIRI
Aha, mirë shumë. Dmth, kredia që e
kemi tash mbetet në hava.
AJSHJA
Prita që do të gjej përkrahje nga
ti, jo kritika.
Ajshja del nga skena e revoltuar. Pas saj niset Gonxhja.
GONXHJA
Ah, bre babi. A s’mujte pa ja
përmendë kredinë, a?
Edhe Gonxhja del pas Ajshës. Qetësi ca sekonda.
. 11 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
DANI
A të flas me zojën Ajshe, ndoshta
mundem me bind me ndryshu mendim…
Zhabiri vetëm e shikon ftohtë duke i bërë me dije që është
afër të eksplodojë.
DANI (CONT’D)
Shkova unë. Kam punë …
DANI del nga banesa. Qetësi ca sekonda. Në dhomë janë vetëm
Zhabiri dhe Gazmendi.
GAZMENDI
Bab, mos i ki do pare bre…
ZHABIRI
Hup, hup jashtë se me bo me të
kap…
Zhabiri tenton ta kap Gazmendin, por ai ik me shpejtësi dhe
del jashtë.
ZHABIRI (CONT’D)
Tash pe di kujna i ke nga bre, qen
bir qeni.
Zhabiri ulet në kolltuk i dërmuar. E pin pak cajin, por ai
është ftohur krejtësisht. Përnjëherë në shtëpi futet një
person.
BEDRIU
Më falni, z.Zhabir.
Zhabiri trembet shumë nga zëri i panjohur.
BEDRIU (CONT’D)
I rash ziles disa herë, po si duket
nuk po punon. Mandej edhe
trokita… e dera ke hapun.
ZHABIRI
Kush je ti?
BEDRIU
Unë jam Bedriu, prej partisë.
ZHABIRI
Cilës parti?
BEDRIU
Tonës. Më ka dërgu kryetari. Është
urgjente, më duhet ta takoj
urgjentisht znj. Ajshe.
. 12 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZHABIRI
O badihava e ki, ka dhonë
dorëheqje. Kryet e fortë e ka, i ka
nga dajve t’vet.
BEDRIU
Z.Zhabir, ju lutem është
urgjente…
Papritmas në dhomë kthehet Ajshja.
AJSHJA
Edhe vërtetë nuk ka kuptim… Oh,
z.Bedri, prej nga ju këtu?
BEDRIU
Më falni znj.Sekretare, po mendoj
znj.Ajshe. Kam provu shumë herë me
ju kontaktu në telefon, e keni të
fikur.
AJSHJA
Po, e kam fik, sot pasi dhash
dorëheqje më cmenden gazetarët.
Shiqo, nëse ke ardhë për punën e
dorëheqjes, të lutem mos…
BEDRIU
Jo, jo për atë punë. Për një punë
tjetër. Punë urgjente. Kryetari i
Partisë më ka dërgu.
AJSHJA
Cilës parti?
ZHABIRI
Tonës, tonës zemër.
AJSHJA
Nuk po kuptoj pse të ka dërgu
Kryetari…
BEDRIU
Kryetari e ka formu qeverinë e re.
AJSHJA
Edhe?
BEDRIU
Ju jeni emëru.
AJSHJA
Cka jam emëru?
. 13 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
BEDRIU
Ministre.
Muzika përcjellë skenën ku të gjithë urojnë Ajshen. Në gëzim
e harë të gjithë, përvec Zhabirit, dalin nga skena.
ZHABIRI
(i drejtohet publikut)

Eh, tash shfaqja mori kahje tjetër.

SKENA 4
Përcjellur me muzikë, në skenë nga thellësia, ngjashëm si në
skënën e parë, me bicikleta futen shokët e Zhabirit. Tani
janë duke brohoritur e kënduar, disa mbajnë ca flamuj të
ndryshëm. E rrethojnë Zhabirin dhe zbresin nga bicikletat.
Fillojnë ta përqafojnë Zhabirin e ta urojnë, derisa disa nga
grupi e kap in një valle tjerët e ngrisin Zhabirin në krah
dhe e nxjerrin nga skena duke festuar. Zhabiri duket sikur
një futbollist që ka fituar kupën.
SKENA 5
Në dyqanin e Zhabirit. Zhabiri është duke palosur gjëra nëpër
paketa kartoni. Në dyqan futet Daja.
DAJA
Oooo ku asht nipi jem ma i miri…
Niset drejt tij për ta përqafuar.
ZHABIRI
Po ski tjetër nip…
DAJA
Hehe… hajde, hajde të qafi.
Daja e përqafon Zhabirin.
DAJA (CONT’D)
E kam ditë që nji ditë ki me na e
zbardhë ftyrën familjes tonë…
ZHABIRI
S’jam bo unë ministër, o dajë, po
Ajshja.
DAJA
Po, mirë de. Ju një familje jeni…
. 14 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZHABIRI
Po thu jemi 1 familje, a?
DAJA
Po pra. Edhe krejt fisi jonë duhet
me u gëzue për këtë emërim.
ZHABIRI
Po më doket ti je gëzu ma shumë se
krejt fisi, a Dajë?
DAJA
Jam gëzu, normal që jam gëzu. Jo
për veti, për popullin.
ZHABIRI
Për popullin?
DAJA
Edhe për shtetin tonë.
ZHABIRI
E po urime pra. Hajde përhajër të
qoftë.
Zhabiri e përqafon Dajën.
DAJA
Hajde, hajde mshele dugojën sot.
Hajde ta qet Daja 1 caj.
ZHABIRI
Jo, Dajë, s’mundem se jam tu i palu
sendet.
DAJA
Pse cka u bo? Pe mshelë, a?
ZHABIRI
Jo, Dajë. Pe renovoj. S’ka kuptim
që burri i Ministresësh me pas
dugojë të keqe, të vjetër…
DAJA
Bravo me Dajën, bravo. Besa po
mendoj që është mirë edhe me zgjanu
pak, me bo edhe një hapsinë ku e
takon elektoratin.
ZHABIRI
Elektoratin? Dajë, zgjedhjet janë
krye qëmoti, ska nevojë…
. 15 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
DAJA
Elektoratin, popullin, xhematin,
hajvanatin… me 1 fjalë
hallexhijtë.
ZHABIRI
Besa nuk e ki keq. Ata hala pa shku
Ajshja në zyre të ministrit kanë
fillu me më thirrë në telefon.
DAJA
Amo me Dajën, para se me taku
popllin, mirë asht me taku njihere
familjen. Me kqyrë qysh i kanë
puntë, qysh i kanë hallet, a kanë
nevojë për dicka…
ZHABIRI
Cila familje?
DAJA
E jona Dajë.
ZHABIRI
Ah e jona? Qëkjo familje që kërkush
nuk ma dha 1 cent kur kisha nevojë
për me marr kredinë? A po fol për
qët familje?
DAJA
Po s’kanë të shkretit.
ZHABIRI
Hajt ata, po ti? As ti s’mi dhe?
DAJA
Po i kam afatizu bre nipqe.
ZHABIRI
Hehe… ah more Dajë, mos me të
njoftë të kisha besu. Po hajde
ndihmom ta nxjerrim qët tavolinë
jashtë se veq sa s’kanë nis me
ardhë hallexhinjtë…
Në këtë moment në dyqan futet DANI, dhëndrri. Në dorë mban
helmeten e motorit.
ZHABIRI (CONT’D)
Që, a të thash. Erdh hallixhiu ma i
madhi…
. 16 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
DANI
Përshëndetje, përshëndetje. Si keni
gdhirë i dashur Bac?
Zhabiri e Daja shiqohen mes veti në cudi me gjuhën ‘e
gdhendur’ që po përdorë DANI.
ZHABIRI
M irë falemindërit dhëndërr. Po ju
si gdhiet?
DANI
Mirë faleminderit, Bac. Po ju Daja
i Baciut… Bacit?
DAJA
Dhondërr, a je ti?
DANI
Po, po, unë jam hehe… DANI. Burri
i Gonxhës, mbesës suaj.
ZHABIRI
Dhondërr, jam pak i nxanë, nëse ke
ardhë për ndonjë qepje a arrnim…
DANI
Ah, kërkoj ndjesë Bac. Jo, jo, nuk
kam ardhur për atë punë…’
ZHABIRI
Edhe fol mirë allahile.
DANI
Flm Bac. Deshta me bisedu pak.
Shumë shkurt.
ZHABIRI
Fol.
Zhabiri e shikon Dajën me shikimin ‘ka me na lodhë ky tash’.
DANI
Po, ndoshta ma mirë të vij kur je
vet…
ZHABIRI
Fol, fol shlirë se Daja asht i
joni.
DANI
I partisë tonë, a?
. 17 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZHABIRI
Jo, jo, i familjes tonë. I besës
asht. Plus e kam këshilltar.
Daja shokohet me fjalën ‘këshilltar’ dhe e shikon Zhabirin me
habi. Zhabiri ia bën me sy fshehurazi.
DANI
Aha, e po mirë shumë. Atëherë…
s’po di kah me ja nis…
ZHABIRI
Nisja prej fillimit. Por shkurt, sa
ma shkurt.
DANI
Po, po, shumë shkurt. Kështu, ju
bac, po mendoj ti Bac e din që unë
punoj një kohë të gjatë në
administratë shtetërore, dhe gjatë
kësaj kohe, edhe pse më janë
premtuar shumë herë, natyrisht,
shkaku që e kam merituar, me punën
e devotshme që kam bërë, pra të kem
një lloj avansimi…
ZHABIRI
A din cka, bjeri gjatë Dhondër.
DANI
A mundesh me i thanë tatlinanës…
po mendoj zonjës Ajshe, po mendoj
zonjës Ministreshë me ma ndrru
vendin e punës?
ZHABIRI
Qëkaq?
DANI
Po.
ZHABIRI
Këshilltar, cka po thu?
Daja mendohet ca caste.
DAJA
E ke parasysh ndonji vend të punës
konkret, apo po na e len neve ta
zgjedhim..-. po mendoj zonjës
Ministre?
. 18 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
DANI
Paj, s’po di… ndoshta ma mirë
Ministrja, se ajo i din kualitetet
e mia.
ZHABIRI
Po, i din valla. Po edhe unë goxha
mirë i di.
DANI
Faleminderit.
ZHABIRI
Eh, tash dhondërr ngom pak.
DANI
Po, Bac.
ZHABIRI
Punën e parë që duhesh me bo…
DANI
Po, Bac, krejt cka duhet…
ZHABIRI
Mos më ndërprej. Punën e parë shkon
në shpi…
DANI
Menjihere…
DANI niset me dal nga dyqani.
ZHABIRI
Hej, ku po shkon?
DANI
Në shpi. A më the?
ZHABIRI
A p’e din cka ki me bo atje?
DANI
Jo.
ZHABIRI
Jo pra. Ngo. Shkon në shpi. I
nxjerr krejt teshat e tua, i fut
nëpër valixhe, e thirrë Gonxhën në
tel. Kur vjen ajo, i thu butë,
shumë butë, që po ndahesh prej saj.
DANI
U kry Bac.
. 19 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
DANI niset të del nga dyqani dhe kthehet përnjëherë.
DANI (CONT’D)
Qysh, qysh? Me u nda prej saj?
DAJA
Të divorcohesh.
DANI
S’po kuptoj. A është humor kjo?
ZHABIRI
Edhe pse jam adhurues i humorit,
nuk është humor. Ti djal i mirë,
nuk je kon kurrë për qikën teme. Po
ajo budallicë, nuk më ka ngu.
DAJA
I ka ngja dajve, si duket.
ZHABIRI
Ma mirë me kohë. Mos e zgjat shumë.
Qashtu. E tash mundesh me shku.
DANI i shokuar del nga dyqani i Zhabirit.
DAJA
Mos e randove pak si shumë?
ZHABIRI
Jo, unë isha i butë, ose qysh kish
me thanë vet Dhandrri ‘i matur’, se
ai lyp me ja qi…
Në atë moment kthehet DANI në dyqan.
DAJA
Hajde Dhondërr.
DANI
Vetëm deshta me ju thanë që jam
shumë i dëshprumë që ju keni këtë
mendim për mu.
ZHABIRI
Ani mirë…
DANI
Unë Gonxhen e du shumë…
ZHABIRI
Mirë…
. 20 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
DANI
Edhe tatlinxhen, po mendoj zonjën
Ajshe… po mendoj zonjën
Ministre….
ZHABIRI
Mirë, e kuptum.
DANI
Edhe ty Bac të du shumë…
ZHABIRI
Ec bre dil jashtë se po të kapi e
po ta kallxoj unë ty dashninë…
DANI del me vrap. Daja e qetëson Zhabirin.
DAJA
Qetësohu. Ulu. Duhesh me pas
kujdes. Tash nuk je mo Zhabir
Rrobaqepsi. Tash je… Zotëriu i
parë.
Zhabiri mbetet i shtangur me të dëgjuar emërimin për të.
SKENA 6
Në skenën e errët ndricohet vetëm Zhabiri. Është i thelluar
në mendime. Duke hequr rrobat e vjetra, dhe duke veshur të
rejat: fillon të flasë ngadalë dhe me zë të ulët. Sikur flet
me veten, por duke iu drejtuar publikut.
ZHABIRI
Eh, more Zhabir zeza. Të erdhi edhe
ty dita. Boll ke hjekë. Turlifar
pisi e dallavergjia kanë ecë para
teje, janë pasunu e besa edhe kanë
bo emën. Pa kurrfarë merite. E
tash, s’ka mo. Tash ka me pas
rregull. A atij Sabitit nonën kam
me ja qi… n’burg. Ani mo Remzi
zezës, që s’ma pat dhonë lejen
për… direkt n’burg bre… cfar
gjyqi. Ah, Zhabir, Zhabir… e ke
meritu. Boll ke pritë edhe ti. S’ka
mo me lut kërkon, tash kanë me
ardhë me të lutë…
Nga larg zbret një lluster gjigant me shumë drita.
ZHABIRI (CONT’D)
Filloi epoka e re.
. 21 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
FUNDI I AKTIT 1
. 22 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
AKTI 2
SKENA 7
Në paraskenë janë Gonxhja dhe DANI. Të dy duken të
shqetësuar. Biseda ka një tension të fshehur. DANI mban në
dorë helmetën e motorit. Gonxhja ndez cigaren.
DANI
Zemër…
Gonxhja nuk flet. Tymos cigaren.
DANI (CONT’D)
Unë… qyqy, edhe cigarën ke nis me
pi, a?
Ajo vetëm e shikon, pa fjalë.
DANI (CONT’D)
Ani, s’ka lidhje, pije zemër… po
të bon dam…
Ca momente qetësie.
DANI (CONT’D)
Zemër, po mendoj që duhesh me fol
me babin… në fakt jo me babin,
fillimisht me mamin. Prezentoja
situatën, le ta kupton që babi yt
realisht më ka përzanë prej
shpisë…
GONXHJA
Prej cilës shpi?
DANI
Tonës?
GONXHJA
Tonës?
DANI
Po mendoj prej shtëpisë tij. Po
s’ka lidhje kjo… ndoshta ka qenë
pak nervoz, por problemi kryesor
është që më ka thënë që ne dy të
ndahemi.
GONXHJA
Të ndahemi?
. 23 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
DANI
Të divorcohemi. Po.
GONXHJA
Pse? Mos ke bo ti ndonjë gjë që nuk
duhet?
DANI
Unë? Po kur kam bo unë dicka që nuk
duhet…
Gonxhja e shikon rreptë.
DANI (CONT’D)
Njëherë de zemër… edhe vetëm e
kam shiku. A krejt jetën don me ma
përmendë, a?
GONXHJA
E mesazhet?
DANI
Po s’kanë qenë për mu, gabimisht i
ka dërgu, sa herë me fol për
këtë…
GONXHJA
Po de po, automekaniku në 12 të
natës…
DANI
Po pra, ku qon automekaniku mesazhe
natën… gabimisht. Po leje tash
këtë bisedë, kemi probleme shumë ma
të mdhaja…
GONXHJA
Jo zemër. Nuk kemi?
DANI
Jo, a?
GONXHJA
Ti ke probleme! Jo na!
DANI
Zemër. Po kjo nuk ka kuptim. Në
këtë moment kur duhet të jemi
bashkë, ta gëzojmë fitoren…
GONXHJA
Fitoren?
. 24 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
DANI
Po mendoj, funksionin e Mamit…
GONXHJA
Mami ate funksion e ka meritu…
DANI
Po, normal që e ka meritu. Bile
është dashtë shumë më heret të
emërohet…
GONXHJA
Po, normal. Por, ajo nuk lëshon pe
ndaj dukurive negative, andaj nuk
ka pas hapësirë…
DANI
Po, pra. Fiks. Eh, tash kur na e
kemi Mamin në këtë pozitë, ne nuk
guxojmë…
GONXHJA
Nuk e kemi NA mamin, e kam UNË.
DANI
Po, normal zemër. Ti. Po ti je unë,
unë jam ti, ne jemi një…
GONXHJA
Leji bre këto foret e
politikanve…
DANI
Të lutem zemër. Për hatër të
kohërave të mira që kemi kaluar
bashkë. Por, edhe atyre më pak të
mira. Për hatër tonin.
Gonxhja mendohet pak. Fik cigaren.
GONXHJA
Ok, do të flas me te.
DANI e përqafon fort, Gonxhja mezi lirohet nga shtrëngimi i
tij.
GONXHJA (CONT’D)
Por, mendoj që asht ma mirë të
shkoj të flas me te vetëm. Pa ty.
DANI
Po, po, patjetër.
. 25 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
GONXHJA
Edhe derisa të qetësohet situata,
ma mirë po shkoj disa ditë në shpi.
DANI
Cilën shpi?
GONXHJA
Tonën?
DANI
Po në shpi tonën jemi.
GONXHJA
Po mendoj në shpi të babit. Në
fakt, ma mirë me thanë: të mamit.
Gonxhja del, në skenë mbetet DANI.
SKENA 8
Në dyqanin e Zhabirit, tani të renovuar. Në një kolltuk
shihet Zhabiri. Pranë tij Daja. Përballë është ulur një
person. Gonxhja futet dhe pa fjalë ulet me një cep diku pas
Zhabirit.
MAHIRI
Nese mundesh me fol me Ministren,
me ja spjegu mirë situatën teme,
besom që kish qenë shumë mirë.
ZHABIRI
Mirë, flas me te…
MAHIRI
Po mendoj kishte me qenë mirë…
E shikon Gonxhën.
ZHABIRI
Fol shlirë se vajza jeme asht.
Mahiri heziton.
ZHABIRI (CONT’D)
Fol se nuk i ka ngja dajve.
Të gjithë qeshin. Gonxha buzëqesh lehtë.
. 26 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
MAHIRI
Eh, pra po them kisha me qenë shumë
falenderues…
ZHABIRI
Dajë, shkruja emnin, mbiemnin,
rasti për folderin e kadastrës…
Mahiri i afrohet Dajës dhe i flet me zë të ulët e Daja
shkruan në një bllok, Zhabiri kthehet kah Gonxhja.
ZHABIRI (CONT’D)
Ha cika jeme, cka dole?
GONXHJA
Bab, a u lodhe?
ZHABIRI
Valla jam lodhë me shpirt, po cka
me bo qika jeme. Ky popull
hallexhi…
GONXHJA
Bab, deshta me fol dicka me ty…
ZHABIRI
Po, fol zemër…
Ndërhynë Mahiri që është duke dalur.
MAHIRI
Faleminderit z. Zhabir, boma
hallall.
ZHABIRI
Ani Zoti Zhabir… Hajde, pa merak
kryhen puntë.
Mahiri nxjerr një qese të madhe nga canta e tij.
MAHIRI
Pak mjaltë me ambëlsue në sabah…
ZHABIRI
Po s’ka nevojë o Mahir…
MAHIRI
Ka, ka… edhe do gështenja e
lajthija.
ZHABIRI
Po pse bre Mahir, po le se s’ka
nevojë…
. 27 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
Mahiri i lë qeset dhe del.
ZHABIRI (CONT’D)
(i drejtohet Gonxhës)
A pe sheh bre cika jeme, cka me ju
bo… Fol, cka ka të re…
Papritmas hyn një person tjetër.
EKREMI
(me zë të lartë)
I nderuari Zotëriu i parë.
Të gjithë tremben.
ZHABIRI
O kadale he burrë…
EKREMI
Në emër të familjes, në emrin tim
personal dhe në emër të gjithë
banorëve të lagjes sonë… ju
përshëndes përzemërsisht.
ZHABIRI
Faleminderit. Ulu, ulu.
Ekremi ende qëndron në këmbë.
EKREMI
E përshëndes edhe Dajën tuaj të
nderuar.
DAJA
Faleminderit Ekrem, ulu, ulu.
EKREMI
Poashtu përshëndes edhe vajzën
tuaj.
ZHABIRI
Ulu Ekrem, ulu mos rri n’kambë. Cka
dole?
Ekremi ulet me kujdes. Nxjerr një letër nga xhepi i palltos.
DAJA
(ia bën Zhabirit me sy)
Sigurisht me arrnu dicka a me qepë,
a Ekrem?
. 28 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
EKREMI
Jo, jo cfar arrnimi.
ZHABIRI
Fol Ekrem, veq sa ma shkurt edhe sa
ma kjartë, se 100 punë i kam.
EKREMI
(duke lexuar)
I nderuari Zotëriu i Parë, në emër
të banorëve të lagjës tonë, ne të
poshtë… të poshtënënshkruerit…
DAJA
Ekrem…
EKREMI
…në emër të familjeve tona…
ZHABIRI
O Ekrem, leje atë letër. Fol cfar
halli ki?
EKREMI
O Zhabir, a mundesh me na e bo
qaren për kanalizimin burrë?
ZHABIRI
Kanalizimin? Po, në lagjen tande
asht rregullu vjet kanalizimi sa e
di unë.
EKREMI
Po aty qëndron problemi.
ZHABIRI
Ma mori mendja. Kallxoja Dajës
problemin se ky e kupton ma mirë
kanalizimin, veq sa ta kryj një
bisedë me vajzën, shkurt.
Daja e shikon Zhabirin me shiqimin ‘ma ngule’. Ekremi i
afrohet Dajës dhe i pëshpërit në vesh. Zhabiri kthehet kah
Gonxhja.
ZHABIRI (CONT’D)
(me zë të ulët)
Më tranunë. Fol zemër, cka ka?
GONXHJA
Bab…spo di si me ja nis…
. 29 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZHABIRI
Fol cika jeme, fol mos u bo edhe ti
si këta.
GONXHJA
Bab… DANI!
ZHABIRI
(shpërthen)
Mos më thuj që ka qu dorë në ty, se
ja q…
GONXHJA
Jo bre Bab, cfar dore… ndëgjom.
Ulu të lutna.
Zhabiri ulet. Merr një gotë me ujë dhe e pi. Ia ofron një
shishe me ujë Gonxhes.
GONXHJA (CONT’D)
Bab, a mundesh të lutem… kur të
ki kohë…
ZHABIRI
Cka keni more kështu që po i bini
rrotull…
DAJA
Nipqe… po mendoj, Zotëri i
parë… I mora të gjitha informatat
për rastin e Ekremit.
ZHABIRI
Eh, mirë. Ekrem, në rregull asht. E
shqyrtojmë rastin, Daja ma
përcjellë krejt se është ekspert
për ujëra të zeza.
EKREMI
I nderuar Zotëri i parë…
ZHABIRI
Faleminderit Ekrem. Hajde të fala
krejtëve.
Ekremi e lë një cantë mbi tavolinë.
EKREMI
Për me pi nga një kafe.
ZHABIRI
Cka je tuj bo o Ekrem?
. 30 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
EKREMI
Për kafe. Nga mahalla jonë, jo
vetëm nga unë…
ZHABIRI
Qysh more cantë me pare, a je në
terezi?
EKREMI
Jo, jo nuk janë pare. Është aparat
i kafes. Espresso kafe.
Zhabiri e sheh Dajën i cili mezi mban të qeshurën.
ZHABIRI
Aaaa, ok. Po s’ka nevojë Ekrem. Se
e kena afër kafehanën…
EKREMI
Jo, të lutëm mos ma kthe. Se nuk
guxoj me e kthy në mahallë.
DAJA
Ani Ekrem, faleminderit.
Daja e përcjellë Ekremin jashtë.
ZHABIRI
Haj medet, që po du me i ra
pishmanit për këtë pozitë të
Ajshës, hala pa e nis mirë
mandatin.
GONXHJA
Bab, a mundesh me taku Danin?
ZHABIRI
Qashtu bre cika jeme. Shkurt e
shqip, jo si këta… Cilin Dan,
bre? Dhondrrin, a?
GONXHJA
Po, Bab. Të lutna, shkurt.
ZHABIRI
Oj, cika jeme. Po nuk asht për ty
ai, ngoje babën tand. Shyqyr që na
erdhi kjo ditë, e ta gjen babi ty
një djalë të mirë, punëtor, të
familjes mirë…
. 31 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
GONXHJA
O Bab, nuk ki nevojë ti me ma
gjetë. Edhe Danin e kam gjetë unë
vet.
ZHABIRI
Paj po de, edhe e ke kënaqë…
GONXHJA
O Bab, e di që nuk është perfekt…
ZHABIRI
Jo perfekt hiq, po ma m…
GONXHJA
Por, mundohet i shkreti. Me atë
takat që e ka…
ZHABIRI
Edhe ka takat mosvet…
Futet Daja.
DAJA
Valla bre ma njeri i mërzitshëm se
ky Ekremi s’ka. Paramendo, lypke me
ja shtru asfalltin deri te dera e
garazhës…
ZHABIRI
A nuk e lypi kanalizimin e
mahallës, a?
DAJA
Ate po se po. Por, si aneks
kërkesë…
ZHABIRI
O ja hanksha aneks kërkesën, u
mësum edhe na me anekse… kijameti
nuk është larg…
GONXHJA
Bab?
ZHABIRI
Në rregull, në rregull… Do ta
takoj.
GONXHJA
Shumë faleminderit, Bab.
ZHABIRI
Shkurt. Shumë shkurt.
. 32 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
GONXHJA
Super. Ika, po shkoj me i tregu.
Gonxhja e përqafon Zhabirin dhe del me vrap.
DAJA
Nipqe, qysh po e shoh unë, e besa
edhe qysh të kam thanë, kanë me ta
vërshu derën hallexhijtë…
ZHABIRI
Po, po, p’e shoh edhe unë…
DAJA
Ngoje Dajën tand ma të mirin…
ZHABIRI
Po vec 1 dajë e kam bre…
DAJA
Eh, po pra. Ngom. Mendoj që duhet
maspari me rahatu familjen tande.
Mandej tjerët. Po mendoj hallegjitë
tjerë.
ZHABIRI
Po thu, Dajë, a?
DAJA
Po, për besë. Edhe na jemi familje
e madhe.
ZHABIRI
E madhe kur duhet me lyp, se për me
dhonë shumë e vogel.
DAJA
Dajko, që mos me të lodh duke ardhë
një nga një, po mendoj që më së
miri është me organizu një takim të
përbashkët. Me krejt.
ZHABIRI
Me krejt?
DAJA
Po. Me krejt familjen! Bashkë!
ZHABIRI
Hajri e daftë. T’i shoh edhe unë
njëherë krejt bashkë. Besa edhe ata
kanë nevojë me u taku, se nuk e
njohin njani tjetrin.
(MORE)
. 33 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
Hera e fundit që jemi taku krejt ka
qenë synetija e Gazmendit.
DAJA
Shyqyr për gëzim jemi taku.
ZHABIRI
E tash, për cka po takohemi?
DAJA
Edhe tash për gëzim, nipi jem ma i
miri.
Në dyqan futet Bedriu.
BEDRIU
Më falni nëse po ju pengoj…
DAJA
O për bese e kena mshelë, se po
shkojmë në pauzë…
BEDRIU
Unë jam Bedriu…
DAJA
Valla në qofsh edhe vet Kryetari…
BEDRIU
I partisë…
ZHABIRI
Hajde Bedri, hajde.
DAJA
Po cka s’po tregon që je Bedriu.
Hajde hyn, ulu.
BEDRIU
Jo, jo, se nuk po du me ju pengu.
Sidomos Zotëriut të Parë.
ZHABIRI
Ulu bre mos ke merak. Cka ka të re?
BEDRIU
Jo, vetëm deshta shkurtimisht një
fjalë me ju, i nderuar.
Bedriu e shikon Dajën. Zhabiri e kupton hezitimin e tij për
të folur para Dajës.
ZHABIRI
Fol, fol shlirë se i joni është.
ZHABIRI (CONT’D)
. 34 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
BEDRIU
Nuk po më kujtohet që e kam pa në
listë të partisë…
ZHABIRI
Jo, jo i partisë, por i familjes.
Po pak a shumë njejtë i bjen.
Pas një hezitimi të shkurtër.
BEDRIU
Në rregull. I nderuar, unë vetëm
deshta shkurtimisht, duke pas
parasysh kohën tuaj të cmueshme, si
dhe pozitën delikate që mbani,
gjithmonë në raport me zonjën
Ministre dhe opinionin publik…
ZHABIRI
Bedri. N’temë. Direkt.
BEDRIU
Po, po, n’temë jam. Deshta vetëm
t’ua rikujtoj se unë isha personi
që i pari ua kumtoi lajmin për
emërimin e Ministres.
Pak caste pauzë, se Zhabiri nuk kupton.
ZHABIRI
Po…?
BEDRIU
Kaq.
ZHABIRI
Kaq?
BEDRIU
Po. Kaq. Faleminderit. Ditën e
mirë.
ZHABIRI
Ditën e mirë.
Bedriu del. Daja me Zhabirin shiqojnë njëri tjetrin.
. 35 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
SKENA 9
Shtëpia e Zhabirit dhe Ajshës. Dhoma e fjetjës. Zhabiri është
shtrirë në shtrat dhe shikon celularin dhe qeshë herë pas
here. Nga toaleti futet Ajshja duke u bërë gati për t’u
shtrirë. Lyen fytyrën me kremë dhe shiqohet në pasqyrë.
AJSHJA
Ndëgjova ka nis me tu shtu puna në
dyqan.
ZHABIRI
Po cfarë punë… njerëz që vijnë
për halle të veta.
AJSHJA
Edhe? A po mundesh me jau zgjidh
hallet?
ZHABIRI
Valla cka s’po shoh e ndëgjoj. Unë
kam mendu s’i kam puntë mirë, por
kur po i shoh tjerët…
AJSHJA
Dmth njerëzit po vijnë te ti me i
ca hallet?
ZHABIRI
Po vijnë. Cka me ju bo, e kanë marr
vesh që je bo Ministre edhe po
vijnë te unë…
AJSHJA
Interesant.
ZHABIRI
Po, shumë interesant. Bile Daja po
më thotë me zgjanu pak dyqanin për
me mujt me i prit njerëzit…
AJSHJA
Daja? Po, normal. Ti me Dajën jeni
tandem.
ZHABIRI
More shyqyr që po rrin Daja me mu
në dyqan, se sa për atë djalin
tand…
AJSHJA
Të lutem leje djalin jashtë atij
muhabeti.
. 36 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZHABIRI
Cilit muhabet?
AJSHJA
Këtij muhabeti që po e bëjmë. Se
njerëzit po vijnë te unë në
ministri edhe a din cka po thojnë?
ZHABIRI
Jo, ku e di unë?
AJSHJA
Po duhesh me ditë, se po thojnë “më
ka qu Zhabiri për këtë punë, më ka
qu Zhabiri për atë punë…”. Dmth
me rekomandime nga Zhabiri… Më
fal, jo nga Zhabiri.
ZHABIRI
Po nga kush?
AJSHJA
Nga Zotëriu i parë!
ZHABIRI
Po kur shteti nuk i takon, ata
duhet me gjet qaren dikund…
AJSHJA
Dhe qarja është te burri i
ministres, apo?
ZHABIRI
Me siguri kanë edhe mendim të mirë
për mu, si njeri me autoritet…
AJSHJA
Edhe si njeri që ju premton gjera
që nuk mund të bëhen, a po e len
atë telefon dhe shikom kur të
flas…
ZHABIRI
Cka ki bre zemër, pse po nxehesh?
AJSHJA
Pse po nxehna? Nuk e di as unë.
Ndoshta se burri im në vend se me
më përkrahë në punën time, e me më
ndihmu… e ndihma më e madhe do të
ishte mos me u përzi në punët e
mia, ai, pra TI, premton gjëra
njerëzve, ju “krynë punë”.
(MORE)
. 37 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
E për me qenë edhe më keq, emri ka
fillu me t’u përfol edhe në media.
Shiqoje këtë…
Merr celularin e saj dhe lexon.
AJSHJA (CONT’D)
“Sekser Zhabiri”…
ZHABIRI
Haha… ani seksi, më paskan lavdu
pak a…
AJSHJA
Jo zemër, jo seksi po ‘sekseri’,
dmth ai që ndërmjetëson, që kryn
punë përmes ryshfetit apo favoreve,
a po kupton?
ZHABIRI
Kush e ka shkru ato, nonën pa ja
q…
AJSHJA
Leje tash kush, nuk është me
rëndësi se nuk është vetëm një
shkrim…
ZHABIRI
Po cfar ryshfeti bre, po ku asht
ryshfet mjalti allahile…
AJSHJA
Aha, dmth po e pranon që ke marr
dhurata?
ZHABIRI
More unë s’po jau lypi, ata vet po
i lojnë…
AJSHJA
Dëgjom, të lutem. Ti mua më njeh…
ZHABIRI
Po, të njoh shumë mirë, po ti mua
s’po me njëh po më doket…
AJSHJA
Të njoh, prandaj edhe po
brengosem…
ZHABIRI
Hajde ndale dritën edhe bjer se
boll folëm…
AJSHJA (CONT’D)
. 38 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
AJSHJA
Jo, as nuk folëm boll, e as nuk do
ta ndali dritën, por ti ndalu me
ato veprime dallavereske…
ZHABIRI
Qysh qysh?
AJSHJA
Ti nuk ke drejt me u përzi në punët
e shtetit…
ZHABIRI
Kqyre cka po të them… ti je
Ministre e shtetit, por unë jam
Ministër i kësaj shpije.
Zhabiri mbulohet me jorgan dhe fik llampën që ka afër kokës.
Ajshja mbetet në këmbë.
SKENA 10
Dyqani i Zhabirit. Ai është vetëm duke punuar me makinën e
qepjes. Hyn Daja.
DAJA
Ooo nipi jem ma i miri… cka je
tuj bo more kështu?
ZHABIRI
Po punoj, a po më sheh?
DAJA
Po leje atë maqinë se po të sheh
dikush.
ZHABIRI
Prej kur qenka marre me punu?
DAJA
Marre asht Zotëriu i parë me punu
kësi punë të thjeshta. Tash je
tjetër nivel.
ZHABIRI
Po cfar niveli o Dajë. Rrobaqepës
kam qenë dhe jam…
DAJA
Ah jo, jo dajqe. Leje atë maqinë
edhe ngom pak, të lutna.
. 39 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZHABIRI
Hajde, veq shkurt. Mos ja bon edhe
ti si këta hallexhinjtë që po
vijnë… edhe nime, thuju mos të
vijnë mo aman…
DAJA
Ngoje qët dajën e keq. E di që s’ki
nerva, prandaj ta kam organizu një
takim grupor me familjen.
ZHABIRI
Qysh grupor?
DAJA
Po në vend se me të ardhë nji nga
nji e me të lodhë me ankesa e
kërkesa, e kam bo një listë, kam
bisedu me ta, dhe e kam organizu
një takim ku i takon të gjithë
përnjëherë, dhe me një të rame e
rahaton krejt familjen.
ZHABIRI
Mos Dajë, mos se edhe Ajshja po më
ankohet…
DAJA
Po, bash për Ajshen e kam. Që mos
me i shku asaj te dera e
ministrisë. E di që ajo nuk i duron
këto presionet e familjarëve.
Kështu që na i takojmë krejt
pënjëherë edhe mo nuk të lodhin as
ty, e besa që është edhe ma me
rëndësi, as Ajshën. Edhe nuk janë
shumë, qe lista, janë vetëm 19.
ZHABIRI
19??!
DAJA
Po dajko, këta janë vetëm familja e
ngushtë. I kam hjek prej listës ata
që janë jashtë, edhe këta katunartë
e mixhës Bajram, e di që nuk i don.
ZHABIRI
Hajt ok, lexomi emrat bash po më
intereson kend e ke në listë.
DAJA
Po, qe: Muzaferi…
. 40 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZHABIRI
Muzaferi që më ka sha, që ka thanë
që jam dallavergji?
DAJA
Ama ajo ka qenë para se ti me u bo
Zotëri i parë. Prej që je bo, gojën
nuk e ka qel, edhe veq llajka bon
në postime të Ajshes.
ZHABIRI
Tjetër.
DAJA
Halla Hamide…
ZHABIRI
Jo, jo mos bo hajgare. Halla Hamide
që s’ma pat dhon nënshkrimin për
atë tokën e mixhallarve kur deshta
me shit…
DAJA
O djemtë i ka të poshtër se ma grue
të mirë nuk ka…
ZHABIRI
Ani ata djem mos gabo me m’i
thirrë…
DAJA
Jo, jo ata jo. Qe mandej është:
Ismeti.
ZHABIRI
Cili Ismet?
DAJA
Ismet Ramadani.
ZHABIRI
Nuk po e njoh!
DAJA
As unë për bese, po më tha që jeni
kusheri.
ZHABIRI
Ok, Dajë, aman shkurtoje pak
listën, normal pa djemtë e Hallës,
edhe caktojë një takim ta kryjna
edhe qët obligim familjar edhe kaq.
. 41 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
DAJA
Bravo dajko. U kry, menjëherë.
ZHABIRI
Edhe vetëm 1 orë takimin, aman.
DAJA
Po, po, 1 orë maksimum.
ZHABIRI
Edhe ngom, mos ju premto najsen
para se me ardhë në takim.
DAJA
Jo mazallah. Ju kam thanë, unë jam
vetëm Daja i Zhabirit. Ai nime më
ka dajë e më respekton, por
vendimet i merr vet.
ZHABIRI
Mirë.
DAJA
Shkova nipqe.
Niset për të dalur, por kthehet. Zhabiri kthehet tek makina e
qepjes.
DAJA (CONT’D)
Edhe aman, po të përbejë në fëmi,
mos e prek mo atë maqinë. Nuk je mo
Zhabir rrobaqepësi. A e din more ti
kush je? Duhet me mbajt pak
nivelin…
Niset për të dalur, por kthehet përsëri.
DAJA (CONT’D)
Edhe veshu pak ma mirë, dajko. A e
din nipi i kujt je…
Të dy qeshin lehtë. Në atë moment futet Bedriu.
DAJA (CONT’D)
O nxanë është Zotëriu i parë, të
lutëm hajde një ditë tjetër.
BEDRIU
Por, mua më ka…
. 42 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
DAJA
O djalë, a po merr vesh? Po, e
dijna që ti i pari e ke lajmëru
Zotëriun për emërimin e
Ministreshës… a po shkon tash e
hajde një ditë tjetër se është
shumë i zënë…
BEDRIU
Mua vet Zotëriu i parë…
Daja e kap për krahu dhe tenton ta largojë.
ZHABIRI
Dajë, o Dajë ndalu more se unë e
kam thirrë.
DAJA
Ti e ke thirrë?
ZHABIRI
Po. Hajde Bedri.
Bedriu futet brenda duke rregulluar rrobat. Daja mbetet i
habitur dhe i shtangur.
ZHABIRI (CONT’D)
Mirupafshim Dajko.
DAJA
Po rri se ndoshta të duhem…
ZHABIRI
Jo, jo Dajë, nuk më duhesh. Shko
kryma qat punën me familjen.
DAJA
Ah, po, po, se u habita. Shkova.
Daja niset dhe ndalon përsëri.
DAJA (CONT’D)
Edhe nipqe… mos harro, veshe
ndonjë setër, mos rri në
trenerka…
Zhabiri e shikon pa fjalë.
DAJA (CONT’D)
Shkova, ika.
Daja del.
. 43 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZHABIRI
Hajde, ulu Bedri. A je për caj, a
për kafe?
BEDRIU
Jo, flm.
ZHABIRI
A raki, a…
BEDRIU
Jo, flm. Nuk pi.
ZHABIRI
Kështu, a e di pse të kam thirrë…
BEDRIU
Nuk e di. Por, ckado që të jetë
arsyeja, jam i gatshëm të jap
kontributin tim.
ZHABIRI
Hmm… me thanë drejtën s’po di si
me ja nis…
BEDRIU
Lirisht, pa hezitim i nderuar.
ZHABIRI
Ti e njeh dhandrrin tim? Burrin e
Gonxhës.
BEDRIU
Patjetër. Z.Danin.
ZHABIRI
Po. Ai punon në administratë
shtetërore, apo?
BEDRIU
Po, është zyrtar i administratës.
Shumë djalë i mirë.
ZHABIRI
Hmm… ti si njeri i mirë
informuar, dhe natyrisht i
besueshëm…
BEDRIU
Natyrisht.
ZHABIRI
A mos ke dëgju dicka për te?
. 44 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
BEDRIU
Jo… cfarë po mendoni?
ZHABIRI
Po ndonjë fjalë të keqe për te…
BEDRIU
Aha, jo, jo. Asnjëherë. Vetëm fjalë
miradie…
ZHABIRI
Ndonjë gabim në punë…
BEDRIU
Jo, jo…
ZHABIRI
Keqpërodrim…
BEDRIU
Jo, jo…
ZHABIRI
Aferë korruptive…
BEDRIU
I nderuar… ju e dini që njerëzit
flasin gjithcka dhe sic thotë fjala
e urtë ‘nuk mundesh me i mbyll
birat e gardhit dhe fjalët e
hallkit’.
ZHABIRI
Apo ndonjë aferë, mozomakeq,
seksuale…
BEDRIU
Unë nuk e di… unë…
ZHABIRI
Por, besoj që nëse interesohesh
pak, nëse hulumton pak, nëse pyet
disa njerëz pak… mundesh me gjetë
dicka… me marr vesh shumë gjana
për dikend, apo?
BEDRIU
Për kend?
ZHABIRI
Për babën tem.
BEDRIU
Për babën tuaj??
. 45 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZHABIRI
Për Danin, po për kend po flasim?
BEDRIU
Ah, po, po…
ZHABIRI
Eh, qashtu pra. Dhe unë do të jem
falenderues për këtë punë.
BEDRIU
Flm, s’ka nevojë… unë do ta bëj
punën më së miri që di…
ZHABIRI
Bedri, dhe nuk do ta harroj që ti
ke qenë ai që më ka lajmëru i pari
për emërimin e Ajshës Ministre.
Bedriu e kupton se cfarë po kërkon Zhabiri.
BEDRIU
E kuptova. Do të interesohem.
ZHABIRI
Vetëm diskret.
BEDRIU
Kuptohet. Diskret.
ZHABIRI
Faleminderit. Kaq.
BEDRIU
Kaq?
ZHABIRI
Kaq!
BEDRIU
Në rregull i nderuar. Po shkoj unë.
Bedriu niset të del nga dyqani dhe ndalon te dera.
BEDRIU (CONT’D)
I nderuar!
ZHABIRI
Po, Bedri!
BEDRIU
Nëse me lejoni t’ju propozoj dicka?
. 46 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZHABIRI
Po more, fol shlirë.
BEDRIU
Mu kujtua ajo që tha z.Daja…
ZHABIRI
Daja? Cka tha?
BEDRIU
Për rrobat tuaja. Që t’i
ndërroni…
ZHABIRI
Hiqu Dajës, ai gjithmonë kështu ka
pas qef mua me më pa veshun sikur
ai, me kravatë…
BEDRIU
Në fakt, nuk e ka keq z.Daja. Tash
që jeni Zotëriu i parë, keni takime
me shumë njerëz…
ZHABIRI
Hajt bre se veq me hallexhi po
takohna tybe…
BEDRIU
Në fakt, do t’ju sygjeroja me taku
një person adekuat për këto punë.
ZHABIRI
Për cfarë punë?
BEDRIU
Për punët e look-ut, pra imazhit…
për veshmbathjet, por edhe për
paraqitjet në media. Pra, ta takoni
një ekspert të PR-it.
ZHABIRI
Jo bre se s’ka nevojë…
BEDRIU
Besomni që ka. Kjo është shumë e
rëndësishme sidomos për Zonjën
Ministreshë. Ju si Zotëriu i parë
mund të keni shumë influencë në
ngritjen e performancës së saj,
pastaj ju jeni në fokus medial jo
vetëm në nivel lokal, por edhe ate
nacional dhe internacional.
. 47 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZHABIRI
Po thu, a?
BEDRIU
Mandej ju keni edhe një talent të
lindur për politikan, dhe eksperti
i PR-it ka me pas një punë të lehtë
me ju. Për 1 javë keni me u dok e
me fol si Bill Clinton-i.
Të dy buzëqeshin.
ZHABIRI
Dmth unë Billi, Ajshja Hillary?
Bedriu qesh.
BEDRIU
Pas një ministre të suksesshme
qëndron… kush?
ZHABIRI
Zotëriu i parë.
Bedriu e përshëndetë me një përkulje të lehtë dhe niset të
del nga dyqani.
ZHABIRI (CONT’D)
Bedri. Mos harro: Diskret.
Bedriu e bën gjestin e përshëndetjes ushtarake me dorë afër
ballit dhe largohet. Zhabiri kthehet për të vazhduar punën,
hyn Albani, shoku i tij i vjetër.
ALBANI
Zhaki, ku je more ti që je hupë?
ZHABIRI
Ej Alban, që bre marova me do
punë…
ALBANI
Hajde, a po vjen n’peshkim?
ZHABIRI
Jo, jo, cfar peshkimi, as në mend
nuk po më shkon, kryet s’po e di ku
e kam…
ALBANI
Cka ki që je si në stres?
ZHABIRI
A s’ke ndi, a?
. 48 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ALBANI
Po ti e din që unë nuk kqyri lajme
e nuk kam rrjete sociale.
Të dy buzëqeshin.
ZHABIRI
Ah, me mujt me i pas mendt e tuja
nja 1 javë…
ALBANI
Hajde, hajde mshele dyqanin e po
shkojmë. Koha e mirë sot, edhe kam
marrë birra…
ZHABIRI
Jo, jo, s’kam kohë. E kam axhendën
e ngarkume. I kam disa takime të
randësishme…
ALBANI
Ok, ok. Shkova unë.
Albani del dhe duke u larguar i flet Zhabirit.
ALBANI (CONT’D)
Zhaki. Nëse i bjen pishmanit, e din
ku jam…
Zhabiri kthehet kah publiku.
ZHABIRI
Është i vetmi njeri që kurrë s’ka
lyp kurgjo prej meje. E as tash.
FADE TO BLACK.
SKENA 11
Në shtëpinë e Zhabirit. Daja është duke rregulluar karriget
që të ulen sa më shumë njerëz. Shihet që po bëhet gati për
mbledhjen familjare të paralajmëruar. Hyn dhëndrri, DANI.
DANI
Mirdita Dajë.
DAJA
Uh, më trembe bre thi… Qyqy, ti
je dhondërr, a?
DANI
Po, dera hapun ke e oborrit.
. 49 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
DAJA
Po, se jena tu prit me ardhë
mysafirë. Shumë mysafir me Dajën…
a po më fal se kemi punë, një
mledhje e kemi…
DANI
Po, unë bash për këtë kam ardhë, se
mora vesh që kemi mledhje
familjare…
DAJA
Por kjo është mledhje e familjes së
ngushtë…
DANI
Mendova që edhe unë jam familje e
ngushtë…
DAJA
Ah, jo me Dajën. Ngo knena…
s’kemi kohë se ta kisha qit një caj
a një kafe…
DANI
Jo, jo, s’ka nevojë. Unë qëtu po
ulem e po p…
DAJA
Ngoje qët Dajën e keq. Ti je djal i
mencëm…
DANI
Faleminderit.
DAJA
Zhabiri është njeri korrekt…
DANI
Shumë…
DAJA
Dhe ka respekt për ty…
DANI
Edhe unë për te…
DAJA
Ti e din sa e don ai Gonxhën, sa
shumë kujdeset për te…
DANI
Po, e di…
. 50 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
DAJA
Dhe i din dëshirat dhe planet e tij
për Gonxhen, e besoj edhe mendimin
e tij për ty…
DANI
Paj, po… por, megjithatë…
DAJA
Se nuk kemi kohë se tash vijnë
familja, e ti besoj i njeh ata cfar
zhurmaxhi janë… po i bij
shkurt… Martesa e juj, ti me
Gonxhën, për neve si familje në
fakt… nuk vlen.
DANI
Qysh, nuk vlen??
DAJA
Po mendoj. Sikur psh na dy po lujmë
me letra, tabllanet psh… e lujmë
një lojë edhe ti fiton psh… edhe
unë them ‘Dani, a merremi vesh që
kjo lojë nuk ka ekzistu?’.
DANI
Aha, dmth krejt këtë ‘lojë të
martesës’ me fshi? Me ra sungjer si
shkumsit në dërrasën e zezë?
DAJA
A p’e sheh që je djalë i mencëm. Po
fundi i fundit cka po të vyn gruja
bre?
DANI
Qysh?
DAJA
E kuptoj me thanë po më vyn me hy
në punë, apo me u ngrit në
detyrë… flas unë me… a po merr
vesh? Po me thanë po më vyn
gruja… cka po të duhet gruja në
ditë të sotit bre? Ti je djalë i
ri, i mencëm.
DANI
Po, po…
DAJA
Eh, atëherë leje Gonxhën, ndaju
prej saj… ngom ti mue.
(MORE)
. 51 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
Zhabiri më ka thanë nëse ndahesh
prej Gonxhës me qetësi e pa
probleme, ka me të ngrit në detyrë,
ka me ta gjet një pozicion të nalt
në administratë.
DANI
A nuk bon edhe gruja edhe pozita e
naltë, a?
DAJA
Hehe… eh more dajë, nuk shkon
ashtu kjo punë. Po kur e ki pozitën
e naltë e gjen edhe grun pa pikë
problemi. O djalosh, gruja është
teori – e pozita e naltë
administrative është praksë.
DANI
Dajë, kjo po i bjen…
DAJA
Ngom ti mue, se nuk kemi as kohë se
vijnë tash ata, edhe nuk është mirë
me taku Zhabirin se ka shumë stres
këtë kohë, tash para takimit me
familjen e gjërë… hajt me dajën,
hajt mendoje mirë, se ti je djal i
mencëm.
DANI
Unë po shkoj, por dije që ajo që po
kërkon prej meje nuk është në
rregull. Keni me pa ju kush është
Ramadan Berisha.
DANI del me nervozizëm. Nga ana tjetër futet Gazmendi.
DAJA
Ramadan e paska emnin, a?
GAZMENDI
Kush?
DAJA
Kërkush… dajko, hajde me më
ndihmu pak këtu…
GAZMENDI
O Dajë, cka asht ky ri-aranzhim i
mobileve, a ka ndonjë party?
DAJA
Po, party me DJ Katastrofën.
DAJA (CONT’D)
. 52 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
Të dy qeshin.
DAJA (CONT’D)
A din cka… hajt me dajën, shko
diku, dil luj a shko pi kafe, se
babi është nervoz pak se e kena një
mledhje të familjes së gjërë…
GAZMENDI
Au, cka i kam qef këto mledhje…
DAJA
Jo, jo me dajën. Mos se babi është
me stres. Të lutna, qe merri qëto
pare e shko blej një akullore e
hajde ma vonë…
GAZMENDI
Dajko, me këto pare as sakëz nuk
mundesh me ble…
Hyn Zhabiri. Në momentin që e Gazmendi e vërenë, largohet me
shpejtësi.
DAJA
Hajde nipqe, a pushove pak?
ZHABIRI
A të lojnë dreqnit me pushu? 700
telefonata, duhet me angazhu 1
sekretareshë për bese…
DAJA
Po për cka më ke mu, o nipi jem ma
i miri?
ZHABIRI
Dajë, ku janë familjarët? A e ki
organizu takimin në 11:00? Tash
është 11:01, unë s’kam kohë për…
Hyn në grup i madh njerëzish të udhëhequr nga Gazmendi.
GAZMENDI
Hajdeni, hajdeni o familja ime e
dashur. Urdhnoni.
Të gjithë flasin përnjëherë dhe janë të qeshur. E përqafojnë
një nga një Zhabirin.
DAJA
Hajde, uluni, uluni aty…
rahatohuni.
(MORE)
. 53 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
Qe ti këtu, ti këtu ma afër…
hajde, uluni, uluni ju lutem se nuk
kemi shumë kohë…
Dalëngadalë të gjithë ulen. Zhabiri në krye të vendit, në një
kolltuk ‘presidencial’. Në këmbë janë vetëm Gazmendi dhe
Daja.
DAJA (CONT’D)
Gazi djali jem, shko merri edhe 2
karriga.
Gazmendi del. Daja vazhdon.
DAJA (CONT’D)
Të nderuar familjarë, miq, romanë,
qytetarë… ah, më falni se më ka
mbet nga koha kur isha në teatrin
amatorë… Familje e dashur, mirë
se erdhët në shtëpinë e ma të mirit
nga ne, ma të menqurit dhe ma të
dashurit tonë: Zhabirit.
Duartrokitje frenetike që zgjatë më shumë se zakonisht.
ZHABIRI
Nuk ka nevojë… s’ka nevojë…
uluni.
DAJA
Mirë, mirë, faleminderit,
faleminderit… mjafton.
Duartrokitja ndalon. Futet Gazmendi me dy karriga. Një ja
afron Dajës tjetrën e merr për vete.
DAJA (CONT’D)
Gazi, hajt zemër bjeri ato shishet
me ujë prej kuzhinës.
Gazmendi del. Ca momente qetësi. Disi hezitojnë dhe nuk e
dijnë si të hapet biseda.
DAJA (CONT’D)
Ja jap fjalën e hyrjes, Zotëriut të
parë.
Përsëri duartrokitje.
ZHABIRI
O nuk ka nevojë… faleminderit.
Pra, familjarë… mirë se erdhët.
DAJA (CONT’D)
(MORE)
. 54 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
Ndoshta ma mirë kështu që jeni
gjithë bashkë, se edhe e takoni
njani tjetrin… e edhe unë me kohë
pak keq jam tash, pe dini qysh janë
te na, mu ka mbush dyqani, po jo me
myshteri por me hallexhi e njerëz
që vijnë ma urojnë postin. Po
mendoj postin e Ajshës. Nejse,
halla Hamide, qysh je?
HALLA HAMIDE
Paj, mirë me thanë, dicka kjo kamba
e majtë nuk po punon qysh duhet…
ZHABIRI
E di që të ka mbet pak hatri për
punën e atij livadhi, po do të
rregullohen gjanat tash e tutje
besoj…
HALLA HAMIDE
Po qysh jo, kanë me u rregullu
krejt kismet prej Zotit.
ZHABIRI
S’jemi pa që 100 vjet? Djemtë qysh
i ki?
HALLA HAMIDE
Cka me të thonë halla, ata mirë po
unë kurrqysh as me shëndet, as
puntë kurrqysh, deshta me të pyet
dicka…
DAJA
Kadal hallë, kadal, mos kce direkt
në kërkesa… boni pak muhabet se
nuk keni qenë në këtë shpi prej që
ka vdek Rrustemi, Baba i Zhabirit.
HALLA HAMIDE
(si në vaj)
Rahmet shpirti i pastë…
ZHABIRI
(Dajës)
E ka marr malli Hallën…
HALLA HAMIDE
Po valla m’ka marr malli, sytë mu
kanë qorru me të pa… edhe fëmijët
Gazin e Ganimetën…
ZHABIRI (CONT’D)
. 55 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ABDURRAHIMI
Gonxhe, Gonxhe e ka emnin cika…
HALLA HAMIDE
Po normal që Gonxhe, unë ja kam
lonë emnin…
ZHABIRI
Mirë është Hallë… Ani,
Abdurrahim. Po ku je a qysh je?
ABDURRAHIMI
Për Zotin mirë, e qe shyqyr e prita
edhe unë ditën me na u bo nipi jonë
i madh. E kam ditë që ki me u bo
dicka ti, prej që je kon i vogël e
ke pas njëfarë delli me udhëheqë…
ZHABIRI
Po ti baci Zylfi?
ZYLFIU
Zylfiu, Zylfiu jam… më paske
harrue, a?
ZHABIRI
Po, po, po të njoh more, baci Zylfi
të thash…
ABDURRAHIMI
Nuk ndin mirë…
ZYLFIU
Nuk po ndi mirë me veshin e majtë,
se përndryshe shumë mirë jam…
HALLA HAMIDE
A vallahi mue më mbyti
padrejtësia…
ZHABIRI
Padrejtësia?
DAJA
Prit pak hallë, prit sa të vjen
rendi…
HALLA
Po de po. Prit në shtet. Prit në
spital. Prit në komunë. Prit në
dyqan. Prit tash te familja…
. 56 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ABDURRAHIMI
Cka po flet bre palidhje. Cfar
familje, po ti i ki krejt fajet…
HALLA HAMIDE
Kush more fajet, kqyre Abdurrahim
cka po të them…
Halla dhe Abdurrahimi i bërtasin njëri tjetrit me zë të lartë
sa që nuk kuptohen cfarë thonë.
DAJA
(me zë të lartë)
Hej, hej, qetësi, qetësi!!
Ata qetësohen. Për ca caste nuk flet askush.
ZHABIRI
Dilaver, paske dal prej burugut, a?
DILAVERI
Po, kam dal. I kam la borxhin ndaj
shtetit, e tash është koha shteti
me e la borxhin ndaj meje.
ZHABIRI
Qysh me la shteti borxhin?
DILAVERI
Po, me më shti në punë si polic.
ZHABIRI
Po qata polic të kanë shti në burg.
DILAVERI
Po. E vërtetë. Edhe kish me qenë
shumë e dobishme për shoqninë që
krejt polictë para se me hy në punë
si polic, me i fut njëherë në burg.
ABDURRAHIMI
Po le mos fol palidhje.
DILAVERI
Po, po, Abdurrahim. Nuk ka polic,
as prokuror, as gjyqtar që ta din
ligjin si dikush si unë, që me atë
ligj është denu. Ta di cdo paragraf
të cdo ligji, di me ta gjet birën
në ligj, po edhe ligjit me ja bo
birën. E pse mos me shfrytëzu
shteti gjith këtë dije temen, për
të mirë të shtetit kuptohet.
. 57 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZHABIRI
Po, po, kuptohet. Shkruje rastin
Dajë.
Daja shkruan në një bllok.
ZHABIRI (CONT’D)
Ani, Abdurrahim? Cfarë halli ki?
ABDURRAHIMI
Unë përveti asnji hall, shyqyr
Zotit.
ZHABIRI
Eh po shyqyr dikush që s’paska
asnji hall.
ABDURRAHIMI
Veq djalin në mujsh me ma rahatu
dikund, kurgjo tjetër.
ZHABIRI
Ku me ta rahatu?
ABDURRAHIMI
Po ku të mujsh, noj spital, a
gjykatë, a fakultet, a ambasadë
a…
ZHABIRI
Cfarë shkolle ka kry djali?
ABDURRAHIMI
Kurrfarë. Po për qato kam ardhë te
ti.
ZHABIRI
E qysh po thu pa shkollë me ta
rahatu në punë, a?
ABDURRAHIMI
Po pse këta tjerët që janë rahatu
ma përpara po mendon që kanë pas
shkolla, a? I kanë kry ma vonë.
ZHABIRI
Dajë, shkruje rastin. E shohim,
rast i vështirë, po ta anlizojmë
pak.
ABDURRAHIMI
O krejt shpresat te ti i kam. Ti
mundesh, veq pak me dashtë…
. 58 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZHABIRI
Mirë, mirë, shohim… (e ngrit
zërin) Po ti baci Zylfi?
ZYLFIU
Jam kon dje i bona analizat, po
s’po më bojnë mirë ato pikat e
veshit…
ZHABIRI
Bac, cfar halli ki? Cfar kërkese ki
për mu?
ZYLFIU
Aaaaa… Unë veq 1 kërkesë të vogël
edhe të lehtë.
ZHABIRI
Eh, qe njeri modest. Hajde bac.
ZYLFIU
Me ma bo penzionin e parakohshëm.
ZHABIRI
Po ti kurrë s’ke punu në punë të
shtetit.
ZYLFIU
Jo de.
ZHABIRI
Ani qysh?
ZYLFIU
Po qysh de. Me ditë unë s’kisha
ardhë te ti. Edhe turlifar budalle
po marrin penzione, pse mos me marr
edhe unë.
ZHABIRI
Dajë, shkruje këtë rast. Baci Zylfi
rast i komplikum, po ta shohim cka
mundemi me bo.
ZYLFIU
Po de po, duhna me ndrrue
doktorin…
ZHABIRI
(gati duke bërtitur)
Po thom ta shohim cka mundemi me bo
për penzi.
. 59 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZYLFIU
Ti a je burri i ministres, po nëse
ti s’munesh 1 penzi me rregullu,
atëhere kush mundet.
ZHABIRI
Mirë, mirë. Ti?
ISMETI
Kush? Unë, a?
ZHABIRI
(i drejtohet Dajës)
A e kena dicka këto?
DAJA
Ky po thotë që jena kusheri.
ISMETI
Po, normal që jena kusheri.
HALLA HAMIDE
Mue nuk po më kujtohet ky djal…
(Zylfiut me zë të lartë) Zylfi, a
pe njeh?
ZYLFIU
Po të njoh more…
HALLA HAMIDE
(me zë edhe më të lartë)
Jo mu, po këtë djalin.
ZYLFIU
Edhe mos bërtit kah ky veshi që
ndij. (e shikon Ismetin) Jo, kurrë
nuk e paskam pa…
ABDURRAHIMI
As unë nuk po e njoh… I kujna je
ti djalo?
ISMETI
Unë jam kushëri nga ana e nanës.
ABDURRAHIMI
Aha, eh po mirë…
DAJA
Qysh nga ana e nanës?
ISMETI
Më ka vdekë nana…
. 60 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
Të gjithë e ngushëllojnë.
ISMETI (CONT’D)
Para 20 vjete. Edhe tu dhanë shpirt
më tha: djali jem, unë po shkoj, po
nuk po të lo vetëm. Ke kushëri.
Nëse ndojherë të vyn dicka,
lajmërohu Zhabirit, Zotëriut të
parë, e ke kusheri.
ZHABIRI
(dajës)
S’po më kujtohet hiq…
DAJA
Qysh e ka pas emnin nana?
ISMETI
Fatime.
DAJA
E baba?
ISMETI
Muhamed.
DAJA
Mu s’po më kujtohen Fatimja me
Muhamedin. E juve, kusheri?
Të gjithë ngrisin krahët duke mos e njohur ciftin në fjalë.
ISMETI
Por, përpara e kemi pas mbiemrin
ndryshe, jo Ramadani, po Etemi. Eh,
aty ka ndodh keqkuptimi.
DAJA
Ahh, eh tash është krejt e
pakjartë.
ISMETI
Po fundja cka ka lidhje. Unë e di
që ju kam juve kusheri, kjo është
me rëndësi. Edhe unë nuk hjek dorë
nga familja ime me ditë që vdes sot
këtu. Për mua familja është e
shenjtë.
ZYLFIU
Nuk po ndi mirë, por më doket që
foli mirë.
. 61 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZHABIRI
Mirë, mirë foli. Ani kusheri, qysh
je ti?
ISMETI
I dashuri kusheri. Jam shumë i
lumtun që jam sot këtu para teje.
Po dokeni shumë mirë, figurë
markante.
ZHABIRI
Shkurt, kusheri, shkurt e shqip.
ISMETI
Po i dashur kusheri. Unë kam qenë
në punë të shtetit deri pra pak
kohë. Por, për shkak të një akuze
të padrejt dhe të paqenë, për një
rast të gjoja keëqpërodrimit më
kanë largu nga puna. Pra, shkurt e
shqip, unë po kërkoj ndihmën tuaj
me më kthy në punë.
ZHABIRI
Mirë, shkruj Dajë.
ISMETI
Pooor, i dashur kushëri. Zotëri i
parë i nderuar. Unë nuk mundem me u
kthy në punë veq hajt.
ZHABIRI
Si ‘veq hajt’? E cka po don?
ISMETI
Duhet të ketë një kompenzim të
mirëfilltë, pra një satisfaksion
moral dhe pse jo finansiar.
ZHABIRI
Dajë, shkruje me satisfaksion.
Zhabiri ia bën me sy Dajës.
DAJA
Mirë. Atëherë kështu. Zhabiri…
Zotëriu i parë nuk ka shumë kohë,
unë i shenova gjitha këtu në bllok,
të gjitha do t’i shqyrtojmë me
kujdes.
Daja ngritet në këmbe dhe pas tij të gjithë tjerët.
. 62 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
ZHABIRI
Pra, familje e dashtun. Mirë që ju
pash, e që jeni mirë. Daja tash ua
jep të gjithëve nga një vizit
kartë. Aty e keni emailin tim. Tash
e tutje për cdo gjë komunikoni me
email.
Të gjithë mbesin të hutuar.
ZYLFIU
Cka po thotë?
DAJA
(me zë të lartë)
Po thotë shkruni letra. Me i shkru
letra e me ja nis me pllum.
Zhabiri del i pari, më pastaj fillojnë edhe të tjerët të
dalin duke bisduar mes veti. Pak para se të ikin në skenë hyn
Gazmendi. Në duar ka një tabak me shishe plastike uji.
GAZMENDI
Hej njerëz. Ku po shkoni more? E
uji?
FADE TO BLACK.
SKENA 12
Zyra e Ministres. Gonxhja është ulur, afrohet Ajshja.
AJSHJA
Zemër, cka ka ndodh?
GONXHJA
Mami, babi edhe Dani…
AJSHJA
Po vazhdojnë me të njejtin avaz, a?
GONXHJA
Dani më luti me e taku Babin me
bisedu, që me tentu me ja ndryshu
mendjen për punën e martesës tonë.
Babi më premtoi që ka me e taku, po
ka disa ditë që nuk po më
përgjigjet as thirrjeve e as
mesazheve.
. 63 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
AJSHJA
Po de po, sepse është i nxanë me
punë… jo me punë te veta në
dyqan, po me punë tjera…
GONXHJA
Mam, a mundesh të lutem me i thanë
babit me e taku Danin?
AJSHJA
Zemër, do të flas me babin… kur
ta takoj. Sepse a e di që ka ditë
që nuk e kam taku as unë.
GONXHJA
Pse? Cka ka ndodh?
AJSHJA
Kur unë kthehem ai ose nuk është në
shtëpi, ose kthehet kur unë jam në
gjumë. Kur unë nisem në punë ai
është në gjumë. Nuk e di… beso,
kjo puna e pozitës ministrore…
kam fillu të bëhem pishman.
GONXHJA
Mos Mami, mos fol ashtu. Po nuk di
tjetër kush është më i aftë e më
meritor se ti për kësi pozite të
rëndësishme udhëheqëse.
AJSHJA
Nuk e di a ia vlenë, zemër. Në fund
të ditës është familja ajo që duhet
kujdesur…
GONXHJA
Këtë problem e kam edhe unë mami.
Nuk e di, me Danin thuajse na ka
humb muhabeti krejt. Ai më flet
vetëm për problemet në punë… ka
muaj që nuk kemi dal bashkë, ose me
shoqni…
AJSHJA
Zemër, do të flas me babin. Ai
Danin do ta takon patjetër. Por, më
me rëndësi në këtë moment është që
ti ta sqarosh në kokën tënde. A je
e lumtur me Danin?
Ca momente qetësie.
. 64 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
GONXHJA
Nuk e di. Jo. Ndoshta. Po. Nuk e
di.
Ajshja e përqafon Gonxhen.
FUNDI I AKTIT
. 65 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
AKTI 3
SKENA 13
Kafehane. Tavolinë e madhe e mbushur me njereëz. Shihet
Zhabiri në krye të vendit, Daja, dhe shokët nga skena e parë
me bicikleta. Atmosferë shumë e hareshme, muzikë, duket se të
gjitha janë të dehur, e më së shumti Zhabiri. Ai fillon me
këndu dhe në këndim e sipër then gota, dhe hip mbi karrigë.
Të gjithë e përcjellin këtë hare të Zhabirit. Errësohet
ngadalë me muzikën popullore dhe këndimin e Zhabirit.
SKENA 14
Zyre e kompanisë së PR-it dhe marketingut. Shihet një grua
atraktive e veshur mirë. Është Fjolla, ekspertja. Është në
këmbë dhe nervoz. Ulur është Bedriu.
FJOLLA
Kjo është e papranueshme. Po e
presim që 45 minuta.
BEDRIU
S’po kuptoj cka ka ndodh… nuk po
e kap telefonin.
FJOLLA
Hej, unë nuk e kam prit Tony Blairin që mu pat vonu 15 minuta, a po
kupton?
BEDRIU
Me siguri ka ndodh dicka se nuk e
kish lon pa ardhë ose me u
lajmëru…
FJOLLA
More s’po më intereson, termini im
ka përfundu….
BEDRIU
Fjolla, të lutem ta presim vetëm
edhe 5 minuta. Është shumë me
rëndësi ta trajnosh Zotëriun e
parë, sidomos për imazhin e
Ministres…
FJOLLA
Normal që është me rëndësi, por
ekspertizën time ai duhet ta
respekton…
. 66 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
Në at moment në zyre futet Zhabiri. Është i veshur me
trenerka, me syza të diellit dhe ecën ngadalë. Shihet se
është hangover. Me zërin kumbues.
ZHABIRI
Mirëmengjes.
Fjolla e shikon Bedriun. Ky e kupton situatën dhe niset
shpejt dhe ia mban karrigen Zhabirit që të ulet dhe i sjell
një gotë ujë.
FJOLLA
Mirëdita z.Zhabir.
ZHABIRI
Më falni për vonesën.
BEDRIU
U brengosëm pak, se nuk e hapshe
telefonin… edhe mesazhet nuk të
shkojshin…
ZHABIRI
Më ka humb telefoni mbramë… në
një seminar…
BEDRIU
Mirë, atëherë. Kjo ësht zonja
Fjo…
FJOLLA
Zonjusha.
BEDRIU
Zonjusha Fjolla Berisha. Ekspertja
e PR dhe komunikimit, për të cilën
kemi bisedu. Faleminderit që erdhët
z.Zhabir, dhe ju faleminderit zonjë
që pranut ta trajnoni Zotëriun e
parë.
FJOLLA
Të shohim. Ende nuk kam pranuar.
Nëse Zotëriu i parë vonohet kështu
gjithmonë, nuk besoj që mund të
bashkëpunojmë.
BEDRIU
Jam i bindur që do të gjithcka do
të ecë si vaji në tepsi. Mirë, unë
po ju lë tash, vazhdoni me punën.
Për cdo gjë që keni nevojë unë jam
vetëm një thirrje larg.
. 67 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
Bedriu largohet. Qetësi ca caste.
FJOLLA
E don një kafe?
ZHABIRI
Valla po. Double.
FJOLLA
Me limon, besoj… dhe ujë me gas.
ZHABIRI
Po.
Fjolla i hedh kafen në filxhan dhe ia ofron bashkë me një
gotë ujë. Zhabiri e pi krejt gotën e ujit.
FJOLLA
Nga pikëpamja profesionale ti je
një rast që duhet me e shmangë.
Pra, je rast pothuajse i pamundur
për sukses. Ke nam të keq në
publik…
ZHABIRI
Kush? Unë?
Fjolla ia hedh mbi tavolinë gazetën e hapur.
FJOLLA
Hiq ma larg se mbrëmë ke bo një
skandal.
Zhabiri largon syzet e diellit dhe lexon gazetën me
vështirësi. Shihet që e ka njërin sy të mavijosur pak.
FJOLLA (CONT’D)
(lexon nga kopja tjetër e
gazetës)
Dehje në vendet publike, vallëzimi
mbi tavolina, thyerja e gotave dhe
pjatave, rrahja me mysafirët e
tavolinës tjetër. Dhe mbi gjitha,
kosto e gjithë asaj: 3700 euro. Të
papaguara, të nënshkruara nga ti,
dhe fatura e dërguar, ku? Në
Ministri te gruaja jote.
Fjolla duartrokit dhe ecën rreth zyrës. Zhabiri e shiqon me
bisht të syrit nga prapa. Ajo ka një fund relativisht të
shkurtër dhe këpucë me take që kërcasin fort kur ajo ecën.
. 68 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
FJOLLA (CONT’D)
Bravo. Po të isha në anën e
kundërshtarëve tu, do të kisha
masakru. Por… ja që, fati yt, jam
në anën tënde. Ndoshta.
Por, pikërisht këtu qëndron sfida
profesionale. Unë mundem me ju
shëndrru në një person tjetër.
ZHABIRI
Nuk du me u bo dikush tjetër.
FJOLLA
Fatkeqësisht, ky personi që je nuk
shkon me pozitën publike që ki.
Fatmirësisht, je në duart e mia dhe
me disciplinë, nga ana e jote, për
një kohë të shkurtë ke me u bo
vërtetë: Zotëriu i parë.
ZHABIRI
Unë edhe tash jam Zotëriu i parë.
FJOLLA
Ti je vetëm dikushi që ky rreth
primitiv ballkanik ose i frikohet,
ose pret nga ti favore, ose të
dyjat bashkë. Për me u ba Zotëriu i
parë i vërtetë duhet jo vetëm ti
dëgjosh këshillat e mia, por edhe
ti zbatosh ato pa ekuivokë.
ZHABIRI
Pa cka?
FJOLLA
Pa kundërshtim.
ZHABIRI
Pra, ato nuk qenkan këshilla.
Qenkan urdhna.
Fjolla e befasuar me përgjegjen intelegjente të Zhabirit.
FJOLLA
Po. Urdhëra. A ke guxim ta bësh
këtë?
ZHABIRI
Me i thanë shqiptarit s’guxon edhe
s’din, mundesh me shti me bo
gjithcka.
. 69 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
FJOLLA
Po më pëlqen. Personaliteti yt. I
pagdhendur, intelegjencë të
natyrshme – fshatareske, ironik, i
paftyrë madje. Dhe pa frikë.
ZHABIRI
Saktë, ky jam unë.
FJOLLA
Ok. Po e pranoj punën. Këshilla
numër 1…
ZHABIRI
Unë nuk të kam ofru ende punën, as
nuk kena fol për marrëveshjen…
FJOLLA
Ato janë kry para se me ardhë ti
këtu. Vazhdojmë, këshilla nr 1…
Zotëriu i parë është partner
mbështetës dhe krenar për rolin e
bashkëshortes. Nr 2… Rrjetet
sociale me tone pozitive: për
familje, kulturë e aktivitete
sociale…
ZHABIRI
Nuk kam rrjete sociale.
FJOLLA
Nuk ke? Ndoshta më mirë. Fillojmë
nga zero. Nr 3… Profesioni
personal, të vazhdohet.
ZHABIRI
Unë jam rrobaqepes.
FJOLLA
Perfekt. Nr 4… zgjedhja e kauzës
simbolike ku do të angazhohesh.
Cila të përshtatet më shumë: arti
dhe kultura, sporti, edukimi apo
ceshtjet sociale?
Zhabiri heziton ca caste.
ZHABIRI
Arti dhe kultura.
. 70 Teatri Shqiptar, Shkup
ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
FJOLLA
Bravo. Dhe kryesorja, cilin model
nga 3 modelet universale të
Zotëriut të parë dëshirojmë ta
implementojmë: 1. Modeli diskret,

  1. Modeli social/humanitar apo 3.
    Modeli kulturor/intelektual?
    Zhabiri përsëri mendohet ca caste.
    ZHABIRI
    Modeli intelektual.
    FJOLLA
    Hm… kjo do më shumë punë, por ok.
    Let it be. Dhe para se të fillojmë
    punën së bashku. Urdhëri kryesor:
    Nuk ka më hallakatje në kafene me
    shokë. Sidomos jo me shoqe.
    ZHABIRI
    Por, ndoshta një herë në ja…
    FJOLLA
    Tani e tutje takimet shoqëruese në
    lokalet hoteliere duhet të jenë të
    kuruara mirë.
    ZHABIRI
    Qysh the?
    FJOLLA
    Të kuruara, aranzhuara, me njerëz
    të nivelit të lartë. Sidomos me
    ndërkombëtarë, diplomatë, konzuj,
    përfaqësues afaristë
    ndërkombëtarë…
    ZHABIRI
    Eh, këta afaristat po më pëlqejnë.
    FJOLLA
    Në fund të trajnimit, ti do të
    jesh…
    E shtyp pullën në një pult (remote control) dhe nga lartësia
    zbret ngadalë një poster shumë i madh. Është Zhabiri i
    buzëqeshur, i veshur me kravatë. Një foto ‘presidenciale’,
    sikur e politikanëve amerikan.
    FJOLLA (CONT’D)
    Ju prezentoj: Zhabir Zhabiri –
    First Gentlemen.
    . 71 Teatri Shqiptar, Shkup
    ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
    Errësohet skena. Ndricohet vetëm posteri i madh edhe Zhabiri
    në paraskenë. I drejtohet audiencës.
    ZHABIRI
    E di. Po plasni prej xhelozisë.
    Prej inatit. Po ju dëgjoj duke
    thanë me vete: ‘Si është e mundun
    ky askushi me u bo dikushi?’ E po,
    qe është e mundun. Unë Zhabiri,
    rrobaqepës, djali i Rrustemit bujk
    i ramë në shehër, unë pa fakultet,
    pa ndihmën e kërkujt arrita me u bo
    person që respektohet, që nuk bohen
    që nuk e shohin në rrugë, që ta
    lëshojnë rendin, që kamarierat nuk
    të lojnë me pritë, që policët ta
    falin denimin, që edhe shokët
    qeshin me vicat e mi palidhje. Unë,
    askushi i djeshëm, dikushi i sotëm,
    qeshi me zilinë tuaj.
    SKENA 15
    Dyqani i Zhabirit. Zhabiri është veshur mirë. Është ulur në
    kolltuk dhe tymos puro. Pranë tij është Daja.
    DAJA
    Dajko, shumë bukur po dokësh.
    Bravo. Kështu kam qef gjithmonë me
    të pa.
    ZHABIRI
    Faleminderit Dajë. Besa edhe ti
    duhesh me ndërru pak garderobën…
    Të dy qeshin.
    DAJA
    Dajko, sa nuk kanë nis me ardhë
    hallexhijtë, ngom… krejt i
    rahatove veq dajën tond ma të mirin
    jo…
    ZHABIRI
    Jo ishalla… po ti dajë je i
    rahatum sa e di unë? Punët në dyzen
    i ke pas edhe i ki…
    DAJA
    Ah more dajë. Kurrë nuk po u
    rahatojke insani. Ngoje dajën veq
    pak, shkurt… kqyri qëto
    dokumente…
    . 72 Teatri Shqiptar, Shkup
    ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
    Nxjerr ca dokumente nga një cantë.
    DAJA (CONT’D)
    Është një tender…
    ZHABIRI
    Auu, mos dajë, mos hyn andej se…
    DAJA
    Dajko, kurgjo s’ka problematike
    këtu… shihe, krejt dokumentet
    janë në rregull…
    ZHABIRI
    Po nëse janë në rregull mos mi
    trego mu…
    DAJA
    Vetëm lëshoja një sy njëherë…
    kqyre shifrën këtu në fund…
    ZHABIRI
    Hjeke se tash vjen dhondrri mos ti
    sheh, aman…
    Në atë moment në dyqan futet Dani. Daja largon dokumentet nga
    tavolina dhe i mban në duar.
    DAJA
    Hajde dhondër… Ramadan.
    DANI
    Përshëndetje Dajë. Si jeni
    z.Zhabir…
    ZHABIRI
    Ulu, Dan. Shiko, nuk kam shumë
    kohë…
    DANI
    Po, e kuptoj. As unë, jam në pauzë
    të drekës…
    ZHABIRI
    Eh, shumë mirë, se ju shërbyest
    civil nuk e shpërdoroni pauzën e
    drekës…
    DANI
    Faleminderit që e ndatë kohën për
    takim…
    DAJA
    Po dal unë e kthena pas pak…
    . 73 Teatri Shqiptar, Shkup
    ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
    ZHABIRI
    Rri, rri, Dajë, se s’kemi kurgjo me
    mshefë.
    Ca momente qetësi e pakëndshme.
    DANI
    Kështu… umë jam në dijeni për
    qëndrimin tuaj, në lidhje me
    raportin, marrëdhënjen
    bashkëshortore mes meje dhe vajzës
    suaj, Gonxhës…
    ZHABIRI
    (Dajës)
    Ja nisi ky me tjerrë…
    DANI
    I nderuar. E kam mendu situatën
    tonë gjatë kësaj periudhe, sidomos
    pas emërimit në detyrë të
    tatlinënës… po mendoj
    ministres… Dhe dua t’ju siguroj
    që unë Gonxhën… e dua.
    ZHABIRI
    Edhe?
    DANI
    Edhe nuk dua të divorcohem nga ajo.
    Nuk po shoh arsye pse.
    ZHABIRI
    Mirë. Po cka nëse ka arsye?
    DANI
    Nuk mundet me pas arsye. Po mendoj,
    unë nuk kam dhënë shkas që të vjen
    deri te ndonjë kërkese për ndarje
    nga Gonxhja…
    ZHABIRI
    Po cka nëse ka disa arsye për
    ndarje, e që Gonxhja nuk i din, ose
    ma mirë me thanë nuk i ka ditë…
    DANI
    Nuk po kuptoj…
    Nxjerr celularin dhe lexon nga ai.
    . 74 Teatri Shqiptar, Shkup
    ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
    ZHABIRI
    Zyrtarja për fotokopjim dhe byfe në
    institucionin tand… (lexon me
    vështirësi) Magbule… paska
    deklaru që i ke dërgu mesazhe… si
    me thanë, jo-adekuate për një burrë
    të martum.
    DANI
    Magbulja? S’ka shansa.
    ZHABIRI
    Ka, ka shansa. Ja ku e kam
    deklaratën e saj.
    DANI
    Kujt ja ka dhanë atë deklaratë?
    ZHABIRI
    Ku e di unë… ja, ku po shkruan…
    komisioni në përbërje prej 3
    personave: sekretari Bedri Rexhepi
    dhe dy tjerë… etj etj.
    DANI
    Bedriu?
    ZHABIRI
    Nuk është me randësi kush. Me
    randësi është që ti nuk je sjell në
    mënyrë dinjitozë për një burrë,
    sidomos jo për një burrë të gruas
    që është vajza e Ministres. E unë
    si baba i saj, duhet ta mbroj
    vajzën apo jo? Mos të flas për
    reputacionin e Ministres.
    DANI
    Besoni, absolutisht nuk është e
    vërtetë…
    ZHABIRI
    Ashtu, a? Ma mori mendja… mirë.
    Ka edhe gjëra tjera, po nuk po du
    me hy andej…
    DANI
    Cfarë gjëra tjera?
    ZHABIRI
    O djal, ngo këndej. Unë kam fuqinë
    me ta shkatërru jo vetëm karierën,
    por edhe jetën. A po merr vesh?
    . 75 Teatri Shqiptar, Shkup
    ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
    Qetësi ca sekonda.
    DAJA
    Dan, besoj se është mirë me shku se
    tash kanë me ardhë disa mysafirë të
    nivelit të lartë…
    Në atë moment në dyqan futet Gazmendi dhe një person i
    uniformuar. Shihet se është polic që e mban Gazmendin me duar
    të lidhura nga prapa.
    POLICI
    I nderuar… a është ky djali juaj?
    Zhabiri e kupton që djali i tij ka pranga.
    ZHABIRI
    Po, e mos koftë… Cka u bo more?
    Pse e keni lidh?
    POLICI
    I nderuar… po më vjen keq, por
    ndodhi…
    GAZMENDI
    A po m’i hjek prangat tash?
    ZHABIRI
    Cka ka bo ky qafir?
    POLICI
    I nderuar, unë e di kush jeni ju,
    por ky djalë…
    ZHABIRI
    Mos më thuj se prap ka shkru
    parulla kundër qeverisë?
    POLICI
    Jo, jo. Por, e ka sulmu një të
    huaj.
    ZHABIRI
    Të huaj?
    POLICI
    Djalin e konzulit Kanadez.
    ZHABIRI
    Konzulit Kanadez? (Gazmendit) Po
    pse more kopil? Cka ta preu udhën
    ai?
    . 76 Teatri Shqiptar, Shkup
    ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
    GAZMENDI
    (policit)
    Hjekmi prangat, a po ndin?
    ZHABIRI
    (policit)
    Hjekja, hjekja, se tash kam punë
    unë me te…
    Polici ia hjek prangat.
    ZHABIRI (CONT’D)
    Kallxom tash, cka u bo? Pse e
    sulmove? Cka i bone?
    GAZMENDI
    Kurgjo bre nuk i bona… qysh ishim
    tu nejt aty në park, tu bo muhabet,
    tuj e pi nga një birrë… kur ai po
    thotë ‘you motherfucker give me
    that joint, you skipped me’…
    ZHABIRI
    Cka?
    GAZMENDI
    Më shajti me nonë.
    ZHABIRI
    Punë e madhe. I huaj është. Nuk
    njehet e shamja anglisht.
    POLICI
    I nderuar, unë isha dashtë me e qu
    në stacion, por…
    DAJA
    I nderuar, në rregull është. Mos u
    mundo… ti po e njeh kush është
    ky? Po mendoj baba, jo djali?
    POLICI
    Po, po… burri i minstrës…
    ZHABIRI
    Jo ‘burri i minstrës’, po zoti
    Zhabir Zhabiri, Zotëriu i parë. Unë
    kam emër e mbiemër, a po kupton?
    POLICI
    Po, po, më falni…
    . 77 Teatri Shqiptar, Shkup
    ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
    ZHABIRI
    (Gazmendit)
    E ti, hajde afrohu pak… si the
    ‘në park birra’?
    GAZMENDI
    Hec bre bab mos ma tesh…
    ZHABIRI
    Mos ma tesh??
    E nxjerr rripin nga pantollat. Dhe fillon ta ndjek Gazmendin
    për ta goditur.
    ZHABIRI (CONT’D)
    Ah, nonën ty… mos më ik, se të
    kallxoj unë ty qysh ta teshi…
    Gazmendi sillet me shpejtësi rreth tavolinës dhe Zhabiri nuk
    mund ta godet me rrip.
    ZHABIRI (CONT’D)
    Dajë, kape, kape mos e lësho…
    Daja mundohet me e kap, por Gazmendi i shmanget dhe daja
    rrezohet dhe nga canta e tij dalin shumë dokumente. Dani i
    shiqon dokumentet me kërshëri gjersa tollovia vazhdon. Dani
    fshehurazi i fotografon me celular disa nga dokumentet.
    ZHABIRI (CONT’D)
    O polic, kape, dil andej… kape
    mos e lësho…
    Polici e ndjek dhe e kap Gazmendin. Ai përpiqet të shkëputet
    nga shtrëngimi i policit. Zhabiri e mbërrinë dhe përpiqet ta
    godet Gazin, por gabimisht e godet policin. Në tollovinë e
    krijuar Gazmendi ikë nga dyqani. Pas tij vrapon Zhabiri duke
    sharë, ndërsa në dyqan mbesin të shtangur Polici, Daja dhe
    Dani.
    SKENA 16
    Restoran. Një tavolinë e gjatë. Në dy skajet janë Zhabiri dhe
    Konsulli Kanadez. Në mes është Fjolla. Të tre janë të
    buzëqeshur nga mirësjellja. Zhabiri është paksa i dehur.
    ZHABIRI
    Edhe një herë e falenderoj që e ka
    pranu takimin, dhe që e ka pranu
    faljen nga unë për incidentin mes
    djemve tonë.
    . 78 Teatri Shqiptar, Shkup
    ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
    FJOLLA
    He thanks you again for accepting
    the meeting and accepting the
    apology.
    KONSULLI
    Përsëri them: Flisni shqip ju
    lutem, unë flas dhe kuptoj. Më mirë
    kuptoj se që flas.
    ZHABIRI
    Edhe ne kemi qenë të ri dhe kemi
    gabu. Nejse, po flas për veti se ju
    ndoshta nuk keni gabu shumë.
    KONSULLI
    Ah, kam gabuar, po si jo.
    ZHABIRI
    Mandej gjaku ju vlon, sidomos këtij
    timit. Në këtë aspekt më ka ngja
    pak mu… hehe…
    KONSULLI
    E kuptoj. Besoj edhe cuni im kishte
    kaluar paksa kufirin e konsumit të
    birrës. Sic ndodh rëndom me
    adoleshentët.
    ZHABIRI
    Po le të pijnë bre sa janë të ri,
    le të kënaqen… qe unë psh s’kam
    pi derisa i kam bere 24 vjet. Po
    gabim, se njeriu duhet me kohë me i
    provu ca gjera, po babau im ka qenë
    pak rigoroz, rahmet i past
    shpirti… nejse… (kthehet kah
    Fjolla) e di Fjolla, nuk e zgjas.
    Të tre buzëqeshin. Nga mirësjellja. Ngrisin gotat për dolli.
    Zhabiri ngritet në këmbë. Lëkundet pak. Fjolla e shiqon duke
    tentuar t’i bëjë me dije se nuk ka nevojë të ngritet në
    këmbë.
    ZHABIRI (CONT’D)
    Falenderoj edhe zonjushën Fjolla që
    e organizoi këtë takim.
    Njëkohësisht falenderoj edhe
    shtetin e Kanadës për mbështetjen
    që na ka dhanë neve gjatë
    historisë, që nga koha antike e
    deri sot.
    (MORE)
    . 79 Teatri Shqiptar, Shkup
    ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
    Ju falenderoj në emrin tim
    personal, të familjes sime, në emër
    të gruas sime, Ministre në qeveri
    besoj e dini?
    KONSULLI
    Po, po, patjetër.
    ZHABIRI
    Eh, mirë. Pra, në emër të shtetit
    tonë, në emër të popullit tonë
    bujar dhe fisnik…
    FJOLLA
    (ngritet në këmbë
    furishëm)
    Faleminderit z.Zhabir, besoj që nuk
    ka nevojë më shumë…
    ZHABIRI
    Jo! Ka nevojë edhe mirë bile. Se na
    për të huajin e japim shpirtin, a
    tonin nuk e dojmë…
    KONSULLI
    (i drejtohet Fjolles)
    I didn’t understand this one.
    FJOLLA
    Compliments. He’s giving
    compliments.
    KONSULLI
    Ah, thank you. Faleminderit.
    ZHABIRI
    (me zë të lartë)
    Mos mu falendero bre. Ulu aty.
    Konsulli ulet paksa i befasuar. Fjolla afrohet te Zhabiri për
    ta qetësuar situatën.
    FJOLLA
    Faleminderit z.Zhabir, të porositim
    edhe kafet për fund?
    ZHABIRI
    Po cfar kafe bre… thirre
    kamarierin, edhe 1 shishe vene…
    (konsullit) sorry, no Canada wine,
    but french wine, ok?
    ZHABIRI (CONT’D)
    . 80 Teatri Shqiptar, Shkup
    ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
    KONSULLI
    No thank you, është verë e mirë
    franceze por nuk mundem më.
    FJOLLA
    (me zë të ulët por
    vendosmërisht)
    Zhabir, ulu.
    Zhabiri ulet. Fjolla kthehet në vendin e vet. Konsullit i bie
    zilja e celularit.
    KONSULLI
    Më falni, duhet të jetë urgjente.
    Ngritet në këmbë dhe largohet ca hapa për të biseduar. Nuk e
    dëgjojmë bisedën e tij.
    FJOLLA
    (Zhabirit me zë të ulët
    por nervoz)
    Pse ke pi para darkës? Cka jemi
    marrë vesh?
    ZHABIRI
    Qetësohu zemër, mos ta dëgjon…
    ej, qysh po dokna? A jam vesh mirë
    qysh më ke thanë, a? I kam dëgju
    këshillat tuja…
    FJOLLA
    A e din sa vështirë është me bind
    një diplomat të huaj me taku dikend
    si ti, për një rast si ky? Ti nuk
    po kupton se…
    Konsulli kthehet dhe merr xhaketën nga karriga.
    KONSULLI
    (Fjollës)
    I am sorry, I must go. Thank you
    for the dinner. (Zhabirit) Natën e
    mirë.
    FJOLLA
    Thank you, sir. I hope everything
    is…
    Konsulli del. Ca caste qetësi. Fjolla ulet e dëshpëruar. Merr
    celularin e saj dhe fillon të lexon dicka aty.
    ZHABIRI
    Mirë që shkoj se boll bajat ish
    kon.
    (MORE)
    . 81 Teatri Shqiptar, Shkup
    ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
    A din këta të hujt nuk janë për
    kafehane bre vëlla. S’di pse më the
    me dal në darkë me te, ma mirë ta
    takojsha në dyqan… Po nejse, a po
    vazhdojna na dikund tjetër. E di
    nji vend të mirë, vec ta thirri
    shoferin se më ke mësu ti mos me i
    grah kerrit kur pi, apo? Hehe…
    FJOLLA
    A e di pse iku Konsulli si pa kry?
    ZHABIRI
    Po më ha leshi bre… Kamarier,
    llogarinë…
    FJOLLA
    (lexon nga celulari)
    Skandal: Zotëriu i parë dallevere
    me tender. Përfitues daja i tij.
    ZHABIRI
    Kush ka hangër mut kështu…?
    FJOLLA
    Prit, prit, ka ende… ‘Ekskluzive:
    Zhabir Zhabiri – Zotëriu i parë
    godet policin në detyrë…
    ZHABIRI
    Ama ta shoh… (ia merr celularin
    dhe lexon). Ah, bre nanën, kqyre
    cfar idiota. Nuk të lojnë rahat
    bre, ma popull i poshtër…
    FJOLLA
    Gabim. Gabim i madh.
    ZHABIRI
    Po gabim pra. Qysh me shkru kështu,
    kjo është shpifje… dëmtim
    imazhi… do t’i padis…
    FJOLLA
    Gabimi im.
    Fjolla ia merr celularin nga dora dhe del.
    ZHABIRI
    Fjolla, ej Fjolla… prit. Prit
    shoferi po vjen.
    Fjola largohet. Zhabiri ulet në karrigën e vet. Vetëm.
    ZHABIRI (CONT’D)
    . 82 Teatri Shqiptar, Shkup
    ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
    SKENA 17
    Shtëpia e Zhabirit dhe Ajshës. Sallon. Zhabiri është ulur dhe
    shikon televizorin. Hyn Ajshja, ia jep Zhabirit një filxhan
    me caj. Ulet edhe ajo. Rrijne ca caste në qetësi duke shikuar
    televizor. Mandej Ajshja ngadalë merr telepilotin dhe fik
    televizorin.
    ZHABIRI
    Mirë ja bone. Edhe ashtu veq po
    rrejnë. A s’po kanë punë tjetër veq
    me qeveri me u marr cdo ditë, a…
    Ca momente qetësi. Pijnë caj.
    ZHABIRI (CONT’D)
    Mos u mërzit, mos jau vno veshin.
    Tre ditë edhe harrohen… Paska
    nesër mledhje të jashtëzakonshme të
    Kuvendit, a?
    AJSHJA
    Po.
    ZHABIRI
    Ma merr mendja për punën e atij
    Ministrit të jashtëm.
    Ca momente qetësi.
    AJSHJA
    Si je?
    ZHABIRI
    Mirë. Pak i lodhun… po, mirë. Të
    kallxova që e takova Konsullin
    Kanadez.
    AJSHJA
    Po.
    ZHABIRI
    Cka ish burrë i mirë. U sqarum
    krejt për punën e atij problemi me
    Gazin.
    AJSHJA
    Po, më the.
    ZHABIRI
    Po edhe ai polici e kish bo të
    madhe se kurgjo nuk i kish bo Gazi.
    . 83 Teatri Shqiptar, Shkup
    ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
    AJSHJA
    Fola me Gazin.
    ZHABIRI
    A don me dal sontë në darkë dika?
    S’kena dal shumë moti.
    AJSHJA
    Jo.
    ZHABIRI
    A të boj dicka për darkë? Shpageti
    alio olio, ty të pëlqaejnë qysh i
    boj unë…
    AJSHJA
    Nesër në mëngjes kam caktu
    konferencë për media.
    ZHABIRI
    Apo a? Ani mirë. Cka është tema?
    AJSHJA
    Këtë herë kisha dashtë ti me qenë
    me mu. Pran meje.
    ZHABIRI
    Unë me ardhë?
    AJSHJA
    Po. Besoj nuk e ke problem?
    ZHABIRI
    Jo, jo. Vec u befasova. Kam mendu
    që nuk ke qef… edhe Fjolla,
    ekspertja e PR më pat thanë mos me
    u dok shpesh afër teje në media, po
    ska problem nëse ti mendon që
    duhet, unë vij…
    AJSHJA
    Sa shpejt po kalon koha… e mbaj
    në mend si dje, kur lindi Gonxhja.
    ZHABIRI
    Zemra e babit.
    AJSHJA
    Ndoshta pse kemi qenë të ri, dhe
    nuk kemi ditë, por cdo vështirësi e
    kalonim lehtë disi…
    ZHABIRI
    Eh, po.
    . 84 Teatri Shqiptar, Shkup
    ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
    AJSHJA
    Ku lindi Gazi, ishte pak më lehtë
    se u mësuam të rrisim fëmijë. Por,
    prap se prap në atë varfëri e ato
    kushte të vështira, ia dolëm.
    ZHABIRI
    Aii le mos mi kujto ato kohë…
    AJSHJA
    Kemi qenë të lumtur… një kohë.
    ZHABIRI
    Edhe kena me qenë, në të ardhmen.
    AJSHJA
    Kam dhanë dorëheqje.
    Zhabiri shtanget. Qetësi për ca caste.
    AJSHJA (CONT’D)
    Nesër në konferencë do ta jap
    lajmin. Ti do të jesh aty afër
    meje. Unë do ta lexoj deklaratën
    dhe do të kthehemi në shtëpi.
    Qetësi për ca caste.
    ZHABIRI
    Pse?
    AJSHJA
    (me buzeqeshje ironike)
    Ti nuk e kupton, apo?
    ZHABIRI
    E kuptoj që është punë e lodhshme,
    që s’ke staf të mjaftueshëm, që nuk
    t’i përfillim idetë e iniciativat
    tua… por, ti e ke ditë këtë, ti
    je e fortë bre…
    AJSHJA
    Ti nuk e kupton që arsyeja je ti.
    ZHABIRI
    Unë?
    AJSHJA
    Në fakt. Ti më bërë të mendoj. Të
    reflektojë që thonë tash. A ia
    vlenë? Me punu krejt jetën për disa
    parime e vlera të cilat nuk mundesh
    me i mbrojtë më.
    . 85 Teatri Shqiptar, Shkup
    ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
    ZHABIRI
    S’po kuptoj.
    AJSHJA
    E di. Nuk ke faj ti. Jemi rritë në
    ambient të tillë ku pushteti nuk
    është detyrë e punë por mundësi për
    keqpërdorim. Ku puna me nder quhet
    naivitet. Por, një ditë dikush
    duhet me thanë ndal. Me pa vetën në
    pasqyre e mos me u friku e me të
    ardhë turp nga fëmijët. Me marr
    përgjegjësi për gabimet. Edhe nëse
    nuk janë tuat, po të familjarit
    tënd. Mos ke merak, do ta lexoj një
    deklaratë të matur. Do të them se
    ishte nder. Se mbetem e
    përkushtuar. Do të them se vazhdoj
    të kontribuoj nga jashtë
    institucioneve. Një falenderim për
    ekipin, për qytetarët, një fjali
    për institucionin. Ironikisht do të
    falenderoj edhe ty, shkaktarin e
    dorëheqejës sime. Këto tingëllojnë
    shumë bukur në televizion.
    Sot, telefoni nuk pushoi gjithë
    ditën. Nesër, pas orës nëntë… nuk
    do të bjerë më.
    Qetësi e gjatë.
    ZHABIRI
    Kjo ështe e përkohshme, a? Deri sa
    të qetësohet situata?
    AJSHJA
    Jo.
    Qetësi e gjatë.
    ZHABIRI
    Domethanë… mbaroi?
    AJSHJA
    Po, Zhabir. Mbaroi.
    Qetësi. Ai nuk di çfarë të bëjë me duart.
    ZHABIRI
    Po… nesër… çka duhet me bo unë aty?
    AJSHJA
    Asgjë. Vetëm rri pranë meje.
    . 86 Teatri Shqiptar, Shkup
    ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
    ZHABIRI
    Me buzëqeshë?
    AJSHJA
    Jo.
    ZHABIRI
    Me u duk serioz?
    AJSHJA
    Po.
    ZHABIRI
    Mirë… serioz di me u dukë.
    Qetësi.
    ZHABIRI (CONT’D)
    Pas konferencës?
    AJSHJA
    Pas konferencës do të kthehemi në
    shtëpi.
    ZHABIRI
    Po mandej?
    AJSHJA
    Mandej… asgjë. Do ta hamë një drekë
    me fëmijët.
    Qetësi e gjatë.
    ZHABIRI
    A don çaj edhe pak?
    AJSHJA
    Jo.
    Qetësi.
    AJSHJA (CONT’D)
    Duhet me fjetë herët sonte.
    Ajshja del. Dritat zbehen ngadalë.
    . 87 Teatri Shqiptar, Shkup
    ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
    SKENA 18
    Skena zbrazet nga të gjitha elementet e dekorit. Posteri i
    madh i madh i Zhabirit shkulet poshtë nga punëtoret e
    skenës/aktorët. Shihet vetëm Zhabiri në paraskenë. Nga
    thellësia e skenës shihen dy drita. Ato lëvizin në mënyrë të
    parregullt. Duken sikur bateri dore. Afrohen. Shihen se janë
    bicikletat sikur në fillim të shfaqjes. I afrohen paraskenës
    ku është Zhabiri. Shihet se është Albani që me një dorë mban
    një bicikletë tjetër. Zhabiri e kthen kokën dhe e shikon.
    Është bicikleta e tij që e mban Albani.
    ALBANI
    Hej Zhaki. Qysh të kam shoki? Hajde
    shkojna në peshkim babës.
    Pauzë. Qetësi për ca momente.
    Zhabiri afrohet dhe e merr bicikletën e tij. Të dy nisen
    ngadalë duke ecur dhe shtyer bicikletat me duar anash.
    Zhabiri me bicikletën në timon që mban me dy duar ndalon për
    një cast. Albani vazhdon të ecën ngadalë në drejtim të
    thellësisë së skenës. Zhabiri kthehet dhe i drejtohet
    publikut.
    ZHABIRI
    E ju? Cka po kqyrni? Pse po keshni?
    Tash s’jam mo Zotëriu i parë e muj
    edhe me ju sha. Hajde shkoni.
    Shkoni. Edhe mos më shani mas
    shpine, se nuk i dihet. Muj me u bo
    prap Zotëri i parë. Shkoni, ikni.
    S’ka mo. U kry.
    Zhabiri ecën me bicikletën pranë. Zhduket në thellësinë e
    skenës. Errësirë.
    FUND
    . 88 Teatri Shqiptar, Shkup
    ZOTERIU I PARE nga Fatos Berisha
Spread the love