• E martë, 21 Tetor, 2025

Vitaminka prezanton ofertën e saj në Anuga, panairin më të madh global të ushqimit

EA
Tetor12/ 2025

Këtë vit, Vitaminka vazhdon paraqitjen e saj të vazhdueshme në panairin më të madh ndërkombëtar të ushqimit dhe pijeve – Anuga, i cili tradicionalisht mbahet në Këln të Gjermanisë. Me një ofertë të pasur dhe të zgjedhur me kujdes nga programi i saj i ëmbël dhe i kripur, kompania edhe një herë ia prezanton industrinë e saj ushqimore para publikut botëror të biznesit dhe atij profesional.

Vizitorët e stendës së Vitaminkës kanë mundësinë të njihen dhe të shijojnë markat më të famshme të kompanisë, si dhe produktet më të fundit që ndjekin trendet dhe shijet moderne të ushqimit.

“Prania në Anuga është një mundësi e shkëlqyer për kontakt të drejtpërdrejtë me partnerë dhe blerës potencialë nga e gjithë bota. Paraqitja midis prodhuesve kryesorë globalë të ushqimit është një tjetër konfirmim se Vitaminka njihet si një markë e besueshme dhe inovative përtej kufijve maqedonas. Është një nxitje shtesë për zhvillim të vazhdueshëm, forcimin e eksporteve dhe zgjerimin e pranisë sonë në tregje të reja”, tha Lupço Veleski, Drejtor i eksportit në Vitaminka.

Këtë vit, Anuga konfirmohet si vendi qendror i industrisë globale ushqimore, ku prezantohen inovacionet dhe trendet më të fundit. Panairi bashkon më shumë se 7800 ekspozues nga mbi 110 vende, përfshirë kompani kryesore nga Evropa, Amerika dhe Azia, të cilët prezantojnë zgjidhjet dhe frymëzimet më të mira nga bota e ushqimit.

Prania e Vitaminka-s në këtë ngjarje të rëndësishme edhe një herë d;shmoi përkushtimin e kompanisë ndaj cilësisë, zhvillimit dhe promovimit të produkteve të saj në skenën globale./GazetaFAKTI

Spread the love