Exit pollet e para nga zgjedhjet në Kosovë janë publikuar. Sipas sondazhit të publikuar nga Klan Kosova, thuhet se komuna e Prishtinës, mund të shkojë në balotazh mes Përparim Ramës dhe Hajrulla Çekut. Ndërkohë që në komunën e Prizrenit, sipas sondazhit fitues del Shaqir Totaj.
Në 38 komuna të Kosovës janë mbyllur qendrat e votimit, pasi qytetarët për 12 orë kishin mundësi që të zgjidhnin udhëheqësit e rinj komunalë dhe përbërjet e reja të kuvendeve komunale.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniç ka dalë me një konferencë për mediat lidhur me përfundimin e procesit të votimit.
Ai ka bërë me dije se në procesin e sotëm zgjedhor kanë marrë pjesë 791 123 votues ose 39.07% e qytetarëve me të drejtë vote. Kreu i KQZ ka njoftuar gjithashtu se ka nisur dhe procesi i numërimit të votave, proces i cili do të zhvillohet në dy etapa.
“791 123 votues kanë votuar, ose 39.07%. Aktualisht në shumë prej vendvotimeve ka filluar numërimi i fletëve të votimit. Procesi i numërimit do të zhvillohet në dy etapa. Fillimisht do të numërohen votat për kandidatët për kryetar të komunave dhe më pas do të numërohen votat për subjektet politike që garuan në zgjedhjet për kuvendet komunale. KQZ informon se nga ora 19:00 ka filluar afati 48 orësh për paraqitjen e ankesave lidhur me procesin e votimit të sotëm”, tha Radoniç.
Exit pollet e para nga zgjedhjet në Kosovë janë publikuar. Sipas sondazhit të publikuar nga Klan Kosova, thuhet se komuna e Prishtinës, mund të shkojë në balotazh mes Përparim Ramës dhe Hajrulla Çekut.
Ndërkohë që në komunën e Prizrenit, sipas sondazhit fitues del Shaqir Totaj.Gazetari, Shkodran Hoti në një intervistë në Ora News u shpreh se rezultatet e exit polleve të para të zgjedhjeve lokale në Kosovë ishin befasuese sidomos në Prishtinë dhe Mitrovicë.
Hoti: Ajo çka fillimisht duhet të veçohet është se në dallim me zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë dukshëm më e ulët por ka qenë pak a shumë në nivel të ngjashëm për të mos thënë të njëjtë me pjesëmarrjen që ka qenë 4 vite më parë, pra në zgjedhjet e njejta lokale.
Exit pollet realisht ishin të befasishme për dy ose tre komuna mund të themi deri më tani.
Befasi që patjetër në një farë mënyre ishte patjetër Prishtina sepse flasim sipas të gjithave exit polleve për një garë jashtëzakonisht shumë të ngushtë.
Një garë që e nxjerr të parin kreun e LDK në Prishtinë dhe kryetarin e Prishtinës Përparim Rama në raport me kandidatin e Vetëvendosjes, Uran Ismailin që qëndrojnë shumë afër njëri tjetrit.
Mitrovica ishte surprizë për shkak se kandidati i Partisë Demokratike duket që do ta mbyllë garën në raundin e parë dhe kjo është një befasi në kuptimin që ai ka qenë në garë me një ministër, pra ministrin në detyrë të Bujqësisë dhe po triumfon në këtë garë.